Erdogani e ‘la në këmbë’, reagon për herë të parë Von der Leyen: U ndjeva e lënduar edhe vetëm! Kjo ndodhi sepse unë jam një grua
Momenti kur Ursula von der Leyen u la në këmbë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gruaja e parë e cila mban këtë post, tha se incidenti i ndodhur në vizitën e saj të fundit diplomatike në Turqi, ku u la pa karrige, ishte një sjellje seksiste.
Në një fjalim të mbajtur në parlamentin evropian, kryekomisionerja u shpreh se mendon se ky veprim ka ndodhur vetëm sepse është një grua. Kjo është hera e parë që Von der Leyen reagon lidhur me këtë incident.
“Unë dola në përfundim se kjo ndodhi vetëm sepse jam një grua”, u shprej Ursula von der leyen.
Ajo shtoi se u ndje shumë e lënduar dhe vetëm, si grua dhe si evropiane.
“Jam e sigurt se gratë e parlamentit e dinë saktësisht si kam ndjerë unë. U ndjeva e lënduar dhe vetëm, si një grua dhe si evropiane.”, tha ajo.
“Kjo tregon punën që duhet të bëjmë që gratë të trajtohen në mënyrë të barabartë. Gjithmonë, dhe kudo!”, shtoi ajo.
Takimi me presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, u zhvillua në fillim të prillit, për shkak të shqetësimit të BE lidhur me tërheqjes nga Konventa e Stambollit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në Turqi.
Pasi presidenti turk ka mirëpritur dy liderët evropian dhe pasi shkëmbyen disa fjalë, në momentin që secili prej tyre do të ulej në një ndër karriget të ndodhura aty, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyn, mbeti në këmbë, duke shkaktuar një moment tepër të sikletshëm.
“Gafa” e cila ndodhi gjatë takimit ku u la në këmbë kryekomisionerja u komentua ashpër dhe bëri xhiron e rrjetit.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
11.1%
-
Pak
11.1%
-
Aspak
77.8%
Vota total: 9
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
-
Lufta në Gaza/ Hamasi: Do respektojmë marrëveshjen, grupi tjetër do të lirohet të shtunën e ardhshme! BE: Dritë shprese, të lehtësuar!
19 Janar, 19:07