Erdogani thirrje OKB: Të ndërhyet me forcë nëse Izraeli nuk ndalon sulmet në Gaza
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar dje (30 shtator) se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara duhet të rekomandojë përdorimin e forcës, në përputhje me një rezolutë të miratuar në vitin 1950, nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arrin të ndalojë sulmet e Izraelit në Gaza. dhe Libanit.
“Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të qëndrojë më i heshtur ndaj banditizmit të Izraelit që i ka vënë flakën të gjithë rajonit. Nëse Këshilli i Sigurimit nuk tregon vullnetin e nevojshëm, Asambleja e Përgjithshme duhet të vërë me shpejtësi në zbatim autoritetin e saj për të përdorur forcën, si në rezolutën e Bashkimit për Paqe të vitit 1950”, tha Erdogan.
Sipas Reuters, rezoluta në fjalë thotë se Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara mund të ndërhyjë nëse 5 shtetet me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit - SHBA, Britania, Kina, Franca dhe Rusia - nuk arrijnë të sigurojnë paqen në botë.
Këshilli i Sigurimit është i vetmi organ i OKB-së që mund të marrë vendime që kanë fuqin e ligjeve, si autorizimi i përdorimit të forcës dhe vendosja e sanksioneve.
Turqia, vend anëtar i NATO-s, ka denoncuar disa herë sulmet e Izraelit në Gaza dhe ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet tregtare me të.
Gjithashtu, Ankaraja ka kërkuar të jetë pjesë e çështjes së gjenocidit të ngritur kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, akuza të cilat Izraeli i hedh poshtë.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.9%
-
Jo
75.6%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 2075
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE-ja hap ‘korridor ajror’ për të dërguar ndihma në Liban
9 Tetor, 15:23
-
Biden-Netanyahu telefonatë sot për planet për sulm ndaj Iranit! Izraeli: Të ndalet para se të jetë vonë
9 Tetor, 07:24
-
Izraeli: Pasardhësi i Nasrallahut në pushtet mund të jetë ‘eliminuar’
8 Tetor, 22:42
-
SHBA 17.9 miliardë dollarë ndihma ushtarake Izraelit që nga 7 tetori i vitit 2023
8 Tetor, 18:18
-
Erdogan kërcënon Izraelin: Herët a vonë do të paguajë çmimin për këtë gjenocid
8 Tetor, 10:55
-
Enver Robelli: Kush janë 7 komandantët e vrarë të Hezbollahut?
8 Tetor, 08:44
-
Lufta/ Vritet një komandanti i Hezbollahut në Bejrut, paralajmëron ushtria izraelite: Do sulmojmë zonën bregdetare të Libanit
8 Tetor, 07:39
-
Erdogan të enjten në Tiranë, do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë
7 Tetor, 22:36
-
Një vit nga sulmi i Hamasit në Izrael, Spiropali: Dhimbje pafund për të vrarët dhe pengjet, të kontribuojmë për një paqe të qëndrueshme
7 Tetor, 17:26
-
Izraeli vijon sulmet, një vit nga ngjarjet e 7 tetorit! Hamas lëshon 4 raketa gjatë ceremonive përkujtimore! Netanjahu thërret urgjentisht Këshillin e Sigurisë
7 Tetor, 14:57
-
Një vit më pas: Marrëdhënia e vështirë e Evropës me Izraelin
7 Tetor, 10:23
-
1 vit nga sulmet e Hamasit në Izrael, më shumë se 1200 njerëz të vrarë! Familjet përkujtojnë viktimat
7 Tetor, 09:52