Gjatë inspektimit të punimeve për linjën 20 kilovolt në zonën e Farkës, Dollapi shtoi se humbjet në rrjet janë ulur me 7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke ulur shpenzimet e kompanisë për sigurimin e humbjeve. “Humbjet në gusht kanë qenë 39.6 për qind. 7 për qind më pak se vitin e kaluar kur ishin 46.5%. Nga janari ka rreth 5 për qind ulje të humbjeve, ndërsa deri tani rritje të faturimit 156 milionë kv energji elektrike”, saktësoi Dollapi.
Enti Rregullator i Energjisë vendosi të pezullojë tenderin e 'CEZ Shpërndarje' për blerjen e 1.3 milionë megavatorë energji elektrike për vitin 2014, në mënyrë që ai të realizohej nga qeveria e re. Ndërkohë, reshjet e ditëve të fundit kanë rritur prurjet në kaskadën e Drinit. Sipas Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, niveli në liqenin e Fierzës është 281.8 metër, ai i Komanit 174 metër, ndërsa i Vaut të Dejës 74.1 metër mbi nivelin e detit. Nevojat e konsumit për energji janë 17.5 milionë kilovatorë energji, prej të cilave 14.3 milionë kilovatorë enrgji prodhohen në vend, ndërsa 3.2 milionë importohen nga ‘CEZ Shpërndarje’ për humbjet në rrjet.
Situata
Ndërkohë, në gjithë vendin vijojnë probleme të ndryshme, me ndërprerje të energjinë në zona të tëra. Gjashtë fshatra në Librazhd psh që prej një muaji janë pa energji elektrike për shkak të djegies së transformatorit. Në lidhje me këtë problem ka reaguar edhe deputeti i Librazhdit Taulant Balla. Deputeti Balla i ka bërë thirrje kompanisë CEZ Shpërndarje të rregullojë defektin e dritave. Taulant Balla u shpreh se “CEZ të bëjë detyrën, përndryshe do të bëjmë kallëzim penal ndaj kompanisë”.
Pa ditë më parë, ish-ministri Viktor Doda, në një intervistë për Shqiptarja.com, ndryshe nga Dollapi, ka thënë se rezervat vendase sigurojnë vetëm sa 2 muaj energji.
Konsumi
Nevojat e konsumit për energji janë 17.5 milionë kilovatorë energji, prej të cilave 14.3 milionë kilovatorë enrgji prodhohen në vend, ndërsa 3.2 milionë importohen nga ‘CEZ Shpërndarje’ për humbjet në rrjet
Shkrimi u publikua sot (19.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)