Propozimi i ‘Nisma Thurje’, Koçi: Avni Rustemi, Myslym Shyri e Vasil Shanto, e meritojnë vendin në histori! Etiketimi si ‘terrorist’ e ‘vrasës’, i bën dëm vendit

TIRANË- Mes debatit të nxitur nga Nisma Thurje nëse figura si Avni Rustemi, Myslym Shyri apo Vasil Shanto meritojnë apo jo të nderohen me emra rrugësh apo sheshesh, Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Kombëtar, e thotë me bindje “po”. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Koçi ka thënë se etiketimi i këtyre figurave si ‘terrorist’ apo ‘vrasës’i bëjnë keq vendit, e ndërsa ka sjellë edhe një profil të shkurtër të këtyre figurave historike dhe roli i tyre.

“Avni Rustemi një figurë historike, në momente të vështira kur fati i Shqipërisë po diskutohet në Lidhjen e Kombeve dhe shqiptarët ishin me 3-4 delegacione, ku njëri kishte një mbështetje nga Spanja e Serbia, ishte ai i Esat Pashë Toptanit, që donte të bënte pazare politike dhe është akti i Avni Rustemit që është një akt i falur dhe i njohur nga drejtësia Franceze, ai u fal sepse tha “jam duke ndërmarrë një akt për Shqipërinë, m’u err arsyeja, kur e e pashë Esat Pashë Topanin që ecte me kapadaillkës. Cilësimi si 'terrorist' i bën keq historisë së vendit, Esat Pashë Toptani sot nderohet nga serbët.

Vasil Shanto, nuk ka lidhje me familjen e Isa Boletinit, kjo duhet parë me përparësi, familja e Isa Boletinit ka qenë shumë e pranishme në atë kohë në Shqipëri. Nuk është vërtetuar, ka qenë një aksion i grupit të Shkodrës ndaj një personi që vishte rrobën e një organi qeverisës dhe kjo gjë nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, por edhe Francë, Itali e Greqi, në Serbi ku janë vrarë njerëz të ndryshëm. Lufta e dytë botërore përveç se ishte një luftë vrastare, por edhe ideologjike që çonte drejt shkatërrimit të qenies njerëzore.

Myslym Shyri, partizan, komandat batalioni që vritet në operacionin gjerman që bëhet në lëvizjen antifashiste, duke u konsideruar si hamall, ky vendosi që të jepte jetën, bëri një rezistencë ndaj pushtuesve nazist, kur shumë të tjerë shkonin dhe bënin negociata me pushtuesit, ai ishte komand batalioni ku gjeti dhe vdekjen”, tha ai në Report Tv.

Ndalur te debati se “kur ka ikur gjermani i fundit”, Koçi tha se nuk ka vend për diskutime, pasi ekzistojnë dokumente që japin një panoramë të plotë të kësaj ngjarjeje të rëndësishme për Shqipërinë.

“Në orën 3 të 29 nëntor për herë të parë pasi kishin ikur gjermanët, hymë brigadat në Shkodër. Ky citim është marrë nga raporti që i është dërguar Vatikanit, që do të thotë s’ka qenë komunist. Përtej kësaj, kjo lloj ndasie i bën dëm shqiptarëv", u shpreh Koçi.

Në fund, ka edhe një mesazh për të gjithë ata që kërkojnë në këto ditë rishikimin e historisë.

“Rishkrimi i historisë pasi ka mbaruar një periudhë historike, kur nuk mund të bëhet sipas eksperimenteve se nuk është kimi apo fizikë. Askush nuk e dinte kur Myslym Shyqri dha jetën e tij do vinte një pushtet me marrjen e pronave, spastrime etj.  E meritojnë vendin në histori, këtë e ka pasur nga populli, askush nuk i tha popullit “mos kujto se u harrove o Avni Rustemi”, askush nuk ua imponoi”, tha Koçi.

Debateve të tilla për data të rëndësishme për vendin, Koçi thotë se do u vijë fundi, kur t’i jepet më shumë hapësirë profesionistëve.

“Sa më shumë t’u jepet mundësi profesionisteve, sa më shumë debate allagazetarske të atyre që prodhojnë teza para ngjarjes do ketë, do jetë prodhimi i Akademisë që pak a shumë do të vendosë. Nuk mund të vazhdojmë të jemi në llogoren e së shkuarës”, përfundoi Koçi në Report Tv.

Ky reagim vjen pasi Nisma Thurje protestoi te Sheshi ‘Avni Rustemi’ duke kërkuar ndryshimin e emrit të këtij sheshi të rëndësishëm të Tiranës me “Fan Noli”. Endri Shabani ka bërë një propozim që të ndryshohen emrat e rrugëve ose shesheve që mbajnë emrat e partizanëve dhe të zëvendësohen me figura të Rilindasve Kombëtar. 

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Berisha do të pyetet për çështjen Gërdeci?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Dortmund bën për 'Aspirina' Leverkusenin, dy gola fusin verdhezinjtë në 'vallen' e titullit

VIDEO/ Dortmund bën për 'Aspirina' Leverkusenin, dy gola fusin verdhezinjtë në 'vallen' e titullit