Opozita i kërkoi dje Entit Rregullator të Energjisë uljen e çmimit të energjisë elektrike pasi treguesit e kompanive të energjisë po vinë duke u përmirësuar. Por kreu i Entit u përgjigj, në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, se ky vendim kërkon kohë, në mënyrë që kompanitë të vazhdojnë përmirësimin e treguesve të tyre financiarë.
“Rekomandohet të kalojë një kohë relativisht e pranueshme që të shohim këtë stabilitet. Në qoftë se do të vendosnim menjëherë, psh u përmirësuan arkëtimet dhe ne të influencojmë në çmim, do të krijonim çoroditje tek kompania dhe konsumatori”, tha Petrit Ahmeti.
/Shqiptarja.com