Lojtari i Kombëtares , Ergys Kaçe do të largohet nga kampionati i grek i futbollit. Aktualisht Kaçe aktivizohet me skuadrën greke të Paokut, por numri i vogël i paraqitjeve në skuadër ka bërë që mesfushori të jetë i pakënaqur dhe po mendon largimin nga ekipi dhe vendimi është marrë në bashkëpunim me agjentin e tij.
/Shqiptarja.com
Skuadra se ku do të transferohet Kaçe nuk bëhet e ditur, por nga të dhënat e para mendohet se ajo do të jetë një skuadër tjetër evropiane. Nga Janari ai nuk do të jetë më pjesë e Paokut, ndërsa pritet të bëhët e ditur skuadra që do ta afrojë talentin shqiptar.
Redaksia Online
Shqiptarja.com









