Gjyqtari Engert Pëllumbi është një nga njerëzit më serioz, më profesionistë dhe më të ndershëm që ka sot gjyqësori shqiptar dhe ta sulmosh atë, vetëm sepse mori një vendim të drejtë ndaj Sali Berishës, është gjëja më e turpshme që mund të bëjë një opozitë.
Pëllumbi njihet si njeri tepër skrupuloz dhe i drejtë në punën e tij dhe madje mjaft aktiv në përmirësimin e legjislacionit shqiptar. Ai njihet si personi që ka dënuar me gati 3.5 vite burg Saimir Tahirin, ndërsa gjithashtu ka dënuar me gjobë deputeten Ermonela Fealjn që në 2011-n.
Ai njihet gjithashtu si i vetmi gjyqtar që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese tre ligje të cilat i ka konsideruar si antikushtetuese dhe në dëm të qytetarëve.
Ta konsiderosh Pëllumbin një vegël të Ramës është poshtërsi që mund ta bëjë vetëm një politikë qe e ka humbur busullën si kjo e Berishës, e cila në fakt është vetë e zhytur në pazare me Ramën.
Sikur ti kishim të gjithe gjyqtarët si Pëllumbi ky vend do ta kish kaluar me kohë tranzicionin, të cilin e kanë mbajtur pezull pikërisht politikanë si Rama e Berisha.
E për më tepër të përdorësh një gjuhë kaq të ndyrë, me të gjithë egersinë e vet, për llogari të një politikani kaq të korruptuar e degjeneruar si Berisha, me duart deri në bërryl në të gjithë poshtërsitë që i janë bërë këtij vendi, është vertetë faqja e zezë./ Marrë nga Facebook
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.9%
-
Jo
48.1%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 9607
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paralelisht me Berishën, edhe Kryemadhi në SPAK: Njerëzit që e iluminojnë Metën me shpifje, uroj të marrin përgjigjen në 2025
6 Janar, 09:57
-
Afera ‘Partizani’/ Berisha paraqitet në SPAK me një grusht militantësh dhe sulmon Altin Dumanin: Kryekrimineli elektoral, fle mbi dosje
6 Janar, 07:28
-
Mero Baze: Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK
6 Janar, 07:25
-
Frrok Çupi: Një zgjidhje për Jozin, Tanin e Tutin që nuk duan dënimin e Berishës
5 Janar, 12:46
-
Namir Lapardhaja: Sa më i madh halli, aq më e rëndë gjuha linçuese
4 Janar, 21:24
-
Mero Baze: Gjyqtari i Berishës po sulmohet që të bëhet 'shembull' për të tjerët
4 Janar, 21:03
-
Ylli Pata: Procesi ndaj Berishës s’ka lidhje me opozitën. Thjesht ai ka marrë peng PD
4 Janar, 18:55
-
Apeli i ktheu masën e sigurisë/ Berisha kërcënon gjyqtaren Gjoka e Dumanin: Do ua nxjerr për hundësh! Krahason veten me Trump
4 Janar, 12:31
-
Apeli i GJKKO i ktheu masën 'detyrim paraqitjeje', të hënën Berisha duhet të paraqitet në SPAK! Refuzon të firmosë marrjen në dijeni, SMS strukturave
4 Janar, 12:01
-
Mero Baze: Gjykata nuk u ndikua 'as nga Trumpi' dhe as nga 'tre rezolutat'
3 Janar, 21:11
-
Ylli Pata: Pse ‘detyrim paraqitje’ ka mërzitur Sali Berishën?!
3 Janar, 18:51
-
'Berisha, tani përballë probleme penale', Ben Andoni në Report Tv: Po shfrytëzon PD-në për kauzën e vet, deputetët që i shkojnë pas duan mandatin e sigurt
3 Janar, 16:46
O Mertir, ky dhe Lulzim Basha janë njerzit më me integritet e të ndershëm në këtë vënd
PërgjigjuKy ka qene njeriu me me intergritet ne gjykaten e Vlores.Figure e paster
PërgjigjuKur kisha nje gjyq timin ne Vlore kerkoja se mos e njifte njeri kete gjyqtar sepse kisha gjithe te drejten e botes ta fitoja.Te gjithe thonin vetem tek ai nuk futemi dot sepse nuk toleron.Zbaton ligjin nuk njeh as miq as shoke
Përgjigju