Erion Braçe reagon për fotolajmin:
Jam mbi tavolinë, jo mbi karrige!

Erion Braçe ka reaguar lidhur fotolajmin e publikuar te Shqiptarja.com. Braçe bën një saktësim duke thënë se nuk ndodhet mbi karrige, por mbi një tavolinë. Gjithashtu Braçe gjithashtu sqaron se fotoja nuk është bërë në restorant por, në zyrën elektorale të PS-së në Lushnjë.
 
Reagimi i Erjon Braçes në Facebook:
 
Nuk jam mbi karrige, jam mbi tavoline!!
Nuk jam ne festen e fitores, jam ne zyren elektorale!!
Eshte fiks data 22 Qershor dhe ora 14.00;
Menjehere pas proceverbalit te fundit dhe kur fitorja u garantua.
Hipa siper tavolines per ti pare te gjithe sy me sy, nga tavolina ime deri ne metrin e fundit te 12 metrave zyre e ngushte, i perulur dhe teresisht mirnjohes ndaj tyre; 
ju fola te gjitheve sepse ashtu e ndjeja, ju thashe qarte;
FITORE ME VOTA PURO SOCIALISTESH, FITORE ZEMRE E PASIONI.
Ndaj mos u merrni fare me gjatesine time, as qe e kam kompleks!!
Me mjaftojne 165 centimetra dhe kaq jane plot per te folur, punuar dhe fituar!
Natyrisht edhe per te ngrene, pire dhe ... vrapuar!!
Keshtu qe;
Faleminderit qe keni vemendje ndaj meje por rrini te vertete!!

erjon brace
ccc

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën