PS reagon pas përfundimit të procesit të votimit, Veliaj: Të gjitha Exit poll-et nxjerrin fituese Partinë Socialiste, të presim me qetësi numërimin e votave

Drejtuesi i Politik i Partisë Socialiste, nga selia rozë ka deklaruar se të gjitha sondazhet paraprake e kanë nxjerrë PS-në parti fituese. Veliaj tha se sipas të gjitha exit-pollet PS fiton 71-73 mandate, ndërkohë që sipas projeksioneve të tyre ato fitojnë edhe më shumë se kaq.

Më herë drejtuesja për fushatën në PS, Bora Muzhaqi falënderoi nga selia rozë të gjithë qytetarët që kanë marrë pjesë në votime dhe theksoi se rezultati final do të dalë nga kutia e votimit dhe se shqiptarët tashmë mund t’i ndjekin numërimin nga shtëpia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Balla: Në Elbasan rezultati më i lartë historik për PS-në në 30 vite, marrim 9 mandate

 

Drejtuesi i politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla tha se PS ka arritur rezultatin më të lartë historik të 30 viteve në këtë qark. Balla tha se ato do të marrin mbi 90 mijë vota, ndërkohë që ka shtuar se kanë të sigurt se fitojnë 9 mandate.

‘Faleminderit të gjithë patronazhistëve tanë që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme duke i garantuar PS-së rezultatin më të lartë historik të marrë nga PS në 30 vite. Në Kutitë e votimit PS ka përtej 90 mijë votave që do të na mundësonte të kishim të sigurt mandati n e 9 në Elbasan. Na duhet që procesi i numërimit të eci me qetësi. Partitë politike nuk kanë nevojë që të dëmtojnë procesin e numërimit.’- tha Balla.

Ora 21:23
Veliaj nga selia PS-së: Të gjitha Exit pollet-et na nxjerrin fitues me 71-73 mandate! Projeksionet tona janë më shumë

 

Drejtuesi politik i Tiranës, Erion Veliaj tha nga selia rozë se të gjitha Exit-Pollet e nxjerrin PS-në forcë fituese dhe se merr 71-73 mandate.

"Ka qenë një ditë e gjatë, një ditë e bukur, ka qenë një ditë frytdhënëse dhe mezi pres që ta çojmë deri në fund këtë ditë, duke filluar me proçesin e numërimit. Lajm i parë i mirë që morëm është se të gjitha sondazhet, të gjitha ato që quhen exit poll-et, që janë një praktikë e re në Shqipëri na kanë nxjerr fitues në Republikë me 71-72 mandate, faleminderit faleminderit shumë. Lajmi i dytë më i mirë është që projeksonet tona si në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë janë më shumë se sa 72 mandate. Por si projeksionet e exit poll-eve 71-72, si tonat që janë më shumë se aq do të duhet që të presin me shumë durim proçesin e numërimit. Dua të falenderoj të gjitha ata që shërbyen si komisionerë. Të gjithë ata që shërbyen si vëzhgues dhe si monitorues, të gjithë ata që shërbyen si patronazhistë që bënë një punë fantastike. Por në finale do duhet të presim procesin e numërimit. Në këtë moment, pjesa më e madhe e kutive të votimit janë nisur për në qendrat e numërimit dhe lipset që të tregojmë durim teksa fitorja që është në kutitë e votimit në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë të numërohet. Të numërohen votat tona të fitores, të numërohen edhe votat e kundërshtarëve tanë, të numërohen edhe votat e atyre partive që ndoshta nuk kanë komisionerë dhe numërues, sepse unë besoj që vota është një kontratë e shenjtë, e për sa kohë që ajo kontratë e shenjtë kujt i është dhënë , është futur në kutitë e votimit, do duhet të lexohet me respektin më të të madh për hir të atyre shqiptarëve që dolën masivisht në votime për t’i dhënë vendit tonë verdiktin.
Fakti që të gjitha sondazhet nxjerrin PS forcën fituese me 71-72 mandate dhe tani futemi në procesin e numërimit, do t’ju kërkoj të gjithëve me shumë dashamirësi që ta respektojmë këtë proces deri në fund dhe nesër kur të kemi të qartë mandatet ekzakte të fitores sonë, të kemi mundësi të falenderojmë të gjithë ata që punuan, të kemi mundësi t’i shtrijmë dorën edhe kundërshtarëve tanë për të filluar një rrugëtim të ri për Shqipërinë tonë. Shumë faleminderit!" Tha Veliaj.

Ora 19:47
PS reagon pas përfundimit të procesit të votimit: Rezultatin final del nga kutia e votimit

Zëdhënësja e Partisë Socialiste për fushatën, Bora Muzhaqi falënderoi nga selia rozë të gjithë shqiptarët që morën pjesë në votime. Ajo theksoi se rezultati final do të dalë nga kutia e votmit dhe se shqiptarët tashmë mund t’i ndjekin votimet nga shtëpia.

'Shumë faleminderit që votuar. Ishte ditë e bukur, kishim manifestim qytetar. Vullneti është shprehur dhe është koha e leximit me përgjegjësi ligjore. Në emër të Ramës, falenderim për patronazhistët dhe koordinatorët lokalë. Mirënjohje për punën tuaj. Tani mund të ndiqni rezultatin në shtëpinë tuaj. Iu kërkohet përgjegjësi shumë e lartë për të numëruar në mënyrë korrekte çdo fletë votimi. Për të gjitha hamendësimet ia lëmë vendin rezultatit real që del nga kutia e votimit. Shumë faleminderit të gjithë qytetarëve që ushtruan të drejtën e votës.'- tha Muzhaqi.

Ora 17:56
Zëdhënësja e fushatës së PS thirrje qytetarëve: Kush nuk ka votuar ende, ushtroni këtë të drejtë themelore tuajën

 

 

Ndërsa ka mbetur një orë nga përfundimi i procesit të votimit në vend, zëdhënësja e fushatës së PS, Bora Muzhaqi i ka bërë thirrje qytetarëve që ende nuk janë paraqitur në qendrat e votimit, që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Në një deklaratë për mediat, Muzhaqi, njëherazi edhe kandidate e PS për deputet, iu drejtua qytetarëve duke thënë se sot është dita kur ata flasin dhe  politika hesht.

"Mbeten edhe minutat e fundit dhe kush nuk ka votuar ende të përfshihet në proces. Ushtrojeni të drejtën tuaj themelore në këtë ditë ku politika hesht dhe populli flet. Sa më shumë të marrim pjesë në zgjedhje, aq më shumë politika i kushton rëndësi halleve dhe problemeve tona. Votoni, votoni, votoni!", tha ajo.

Ora 16:25
Balla për Report Tv: Procesi vijon normalisht, qytetarët të dalin të votojnë

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla në një lidhje për Report Tv tha se procesi po vijon normalisht dhe u bën thirrje qytetarëve që ende nuk kanë votuar të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

"Procesi normal në Elbasan, një ditë e shkëlqyer edhe për shkak të temperaturës dhe diellit me përjashtim me ndonjë problematikë të vogël në fillim të procesit që është e pranueshme qoftë me aparatin e identifikimit elektronik. Procesi po ecën normalisht. I bëj thirrje edhe atyre mbështetësve të PS që ende nuk kanë marrë pjesë të dalin të votojnë dhe për shumë punë të mëdha që na presion në Elbasan. Mendojë që nuk duhet të krahasohet me 2017, por mendoj se pjesëmarrja në Elbasan shpreh vullnetin e madh të qytetarëve për të mbështetur PS dhe për të çuar para betejat e nisura.  Provokimet e ardhura nga PD kanë refuzimin më të madhe të qytetarëve të Elbasanit dhe deklarata e tyre që nxijnë gjithçka nuk kanë marrë mbështetjen e elbasanllinjve. Unë pjesëmarrjen nuk e shoh shumë të madhe dhe qytetarët duhet ta ndjejë si përgjegjësi votimin dhe u bëj thirrje të dalin të marrim pjesë në zgjedhje", tha Balla.

Ora 12:09
‘Më kanë rrethuar shtëpinë’, kërcënimi i kryetares së PS në Divjakë, 20 anëtarë të grupit të PD në hetim! Policia: Militantët bllokuan rrugën

20 anëtarë të grupit të PD për mbrojtjen e votës janë proceduar penalisht për një incident që ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:35 në Divjakë ku kanë kërkcënuar kryetaren e PS në fshatin Shen e Premte. Policia thotë se mori një telefonatë për ndihmë nga një qytetare e cila ishte shprehur se përreth banesës së saj ka grumbullim personash  dhe automjetesh.

Po sipas policisë, kur efektivët shkuan në vendin e ngjarjes konstatuan se ishin grumbulluar disa mbështetës të një subjekti politik, të cilin nuk e specifikon, të cilët “pasi u pyetën nga policia, pretendonin se ishin për mbrojtjen e votës së lirë”.

Policia deklaron se i gjobiti për orën policore dhe u kërkoi të iknin në shtëpi, por shton se qytetarët refuzuan dhe bashkë me ta u bashkuan edhe drejtues politikë të kësaj partie me disa simpatizantë të tjerë të cilët bllokuan rrugën.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, filloi procedimi penal për shtetasit: E. A., S. K., I. Dh., E. V., A. M., S. S., L. Z., H. D., L. Zh., F. M., A. M., A. B., A. K., A. P., A. K., L. Rr., A. K., D. S., A. Sh., F. Sh. Në datë 24.04.2021, në orën 22:35, në Sallën Operative ka telefonuar një qytetare e cila thot se në fshatin Shën e Premte, Divjakë, përreth banesës së saj ka grumbullim personash  dhe automjetesh.

Pas telefonatës, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe konstatuan se përreth banesës së shtetases K. G ishin grumbulluar disa mbështetës të një subjekti politik, të cilët pasi u pyetën nga policia, pretendonin se ishin për mbrojtjen e votës së lirë. Për këta shtetas u morë masa administrative për shkelje të aktit normativ dhe i'u kërkua që të shkonin në banesat e tyre. Në këto momente në vendngjarje kanë mbërritur edhe drejtues politikë të kësaj partie me disa simpatizanë të tjerë të cilët edhe pas thirrjeve që ju bëri Policia për t'u larguar, bllokuan rrugën.

Në vijim të veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dhe me Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Fier, u proceduan në gjëndje të lirë 20 shtetas për veprat penale "Organizime dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, thotë policia.

Ora 08:19
Braçe: Kryetarja e PS-së në Shën e Premte kërcënohet nga anëtarët e PD-së

Gjetë ditës së sotme zëvendës kryeministri, Erion Braçe, akuzoi se kryetarja e PS në fshatin Shen e Premte, është terrorizuar nga anëtarë të Partisë Demokratike. Braçe tha se ajo është kërcënuar pasi është drejtuese e PS, ndërsa shtoi se do të shkojë në zonë e do të bëjë kallëzim penal. Braçe i bëri thirrje qytetarëve po ashtu që të votojnë, e të mos i japin mundësi kriminelëve të kthehen në Parlament.

“Janë dy tufë rrugaçësh që drejtohen nga Enkeleid Alibeaj dhe Saimir Koreshit kanë terrorizuar të gjithë zonën, kanë terrorizuar familjen e një gruaje që është kryetare e fshatit Shen e Premte. Jam duke shkuar të bëj kallëzim për çdo gjë që kanë bërë dje në darkë.

E kanë kërcënuar se është drejtuese e PS aty. Kam një thirrje për çdo shqiptar që të shkojë të votojë. Vetëm punë dhe asgjë tjetër, të mos  u japim shans hajdutëve dhe kriminelëve të kthehën në Kuvend”, tha Braçe.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ari: 25/04/2021 23:54

    robt ku ti kesh..ti e shkaterrove PS o bq lulishtesh

    Përgjigju
  • Erin: 25/04/2021 23:18

    O zdromso kesaj here bashke me patronazhistet spiunat felliqesirat e partise e hengret kesaj here.

    Përgjigju
  • Ps e rinovuar: 25/04/2021 23:14

    Si shume po e ulni numrin e deputeteve qe do fitoni, po e coni ne limite 71 nga gjithe ajo fitore qe trumpetonit. Humbja e ps erdhi nga urrejtja per ty dhe patronazhistet e turpit. Behuni me te forte si rilindje per zgjedhjey e tjera se kesaj here me kaq shume votues do tju vijne shuplakat nga fytyra.

    Përgjigju
  • Titi: 25/04/2021 22:56

    Urime PS ,

    Përgjigju
  • RIP PS: 25/04/2021 21:28

    R.I.P. PS

    Përgjigju
  • Demir: 25/04/2021 20:30

    Deklarata zyrtare per shtyp me lart ka nje rendesi te dores se pare per gjithe shqiptaret dhe zbatimin e ligjit. Ne menyre publike njoftohet se veprimtaria e paligjsheme e perdorimit te te dhenave personale sensitive te shtetasve eshte kryer mga nje organizate e madhe kre i te ciles eshte shtetasi Edi Rama ne cilesine kryetarit te PS, te deputetit dhe kryeministrit. Si subjekt i posacem, te gjithe veprimet apo mosveprimet ne shkelje te ligjit penal jane ne kompetence te SPAK, i cila tashme nuk duhet te humbe kohe ne procedimin penal me autor tashme te identifikuar zyrrarisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë