Erion Braçe disa kërkesa për diskutimet mbi projekt buxhetin:  Të gjitha dokumentet, ku bazoheni se nevojiten 12 mld për krizën energjetike

 

Deputeti socialist, Erion Braçe, kishte disa kërkesa ndaj ministres së Financave për diskutimet mbi projekt buxhetin 2023.

“Do doja me shkrim, burimet  e rritjes së për vitin e ardhshëm, sipas sektorëve dhe natyrisht numrat e këtyre llogaritjeve. 2. Thatë që ju planifikoni që inflacioni të jetë 3.6%, duke pasur parasysh shtatorin që ishte 8%, dua shifrat dhe llogaritjen se si shkojmë te ky nivel. 3. Duke folur për akcizën e birrës, ju referuat komisionin të BE për politikën e tyre mbi këtë sektor, do doja dokumentet e Komisionit Evropian plus rekomandimet për politikën tatimore, përfshi dhe birrën, alkoolit dhe atë që FMN përmend në deklaratën e saj të fundit, të misionit të fundit, që ka të bëjë me listën e përjashtimeve që duhen ezauruar sa më parë.

Referuar kësaj deklarate të fundit që ju bëtë dhe riskut që ka  buxheti për shkak të energjisë elektrike. Ju thatë do shpenzoni 12 mld për këtë sektor. Do doja llogaritë e plota për këtë gjë. A mjafton apo jo? Dhe të gjitha skenarët e mundshëm lidhur me luftën dhe motin. Sot data 26 tetor, temperature jashtë 28 grade. DO doja llogaritë tuaja për vitin e ardhshëm. Lidhur me buxhetin e këtij viti. Do doja shtatorin, të dhënat për muajin shtator.  Do doja po ashtu, të dhënat për defiçitin e këtij viti. Jo vetëm deri në shtator, por edhe planifikimin për defiçitin, pasi mund të jetë edhe më i vogël se sa pritej. Për defiçitin nuk flitet në relacionin e projekt buxhetit. Do doja të kemi mënyrën se si është sistemuar deri në muajin shtator e më pas për muajt në vijim. Transparencat e vonuara në buxhet, shumë mirë! Dhe për këtë dua të them se është relacioni më i mirë i shkruar , por kjo transparencë duhet të shkoj deri në fund, kujt i takojnë pushtetit qendror, lokal, cilat janë zërat ku alokohen dhe të gjitha elementët se si zerohen këto transferime”, tha Braçe.


Lajmi kryesor:

Debate te ‘Ekonomia’! Tabaku: S’mund të diskutojmë pa paketë fiskale! Ibrahimaj prezanton pr/buxhetin 2023: 0 taksë biznesit të vogël, jo tatim për paga 50 mijë lekë


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër