Erion Braçe dorëzon çelësat e zyrës, rrëzon karrigen e zv.kryeministrit në tokë: Pata lirinë të kundërshtoj, e të them jo! Nuk hyra as nuk dola si hajdut

Erion Braçe ka dorëzuar detyrën e zv.kryeministrit dhe në ikje ka rrëzuar edhe karrigen ku qëndroi ulur për 4 vite. Braçe e ka mbyllur punën në qeveri të premten, një ditë para betimit të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të rinj te presidenti Ilir Meta.

Duke e konsideruar detyrën e zv.kryeministrit "një përvojë të çuditshme pushteti, përvojë karrigeje, e të komplikuar", Braçe thotë se nuk e kërkoi këtë post por as nuk e pranoi. 

"Të premten që shkoi puna ime në qeveri u mbyll; Një përvojë e çuditshme pushteti, karrigeje, e komplikuar, qe as e doja e as e kërkova-ma kërkuan, as e pranova si te tillë e as me pranoi. Por e vlefshme patjetër".

Në shënimin e gjatë Braçe e quan një eksperiencë të vlefshme detyrën si zv.kryeministër, ndërkaq nënvizon se gjatë kohës që qëndroi në këtë post pati lirinë të kundërshtojë e të thotë jo. 

"Nga jashtë nuk do ta kisha njohur kurrë deri në detaje. Një gjë ja them kujtdo ama: Pata lirinë të kundërshtoj, te them JO; Kam votuar pro me bindje, kam firmosur po aq i bindur çdo vendim në favor të së mirës publike, ashtu siç kam firmosur formalisht, sipas ligjit për shkak te kryesimit te mbledhjes, shoqëruar me mendimin tim kundershtues ne perputhje me parimet e bindjet e mia; Nuk hyra si hajdut, nuk dola si hajdut".

Braçe nuk ka marrë asnjë detyrë në kabinetin e ri qeveritar, ndonëse ishte vetë ai që e paralajmëroi që nuk do të ketë poste të rëndësishme në qeveri. Braçes iu përmend emri nga Rama vetëm si kandidat për kryesinë e partisë. Kryeministri Rama e me radhë pas tij Zv. Kryeministri Ahmetaj, 12 ministret dhe 3 ministrat u betuan të shtunën para Presidentit Meta për të marrë zyrtarisht detyrën në këtë mandat të tretë qeverisës të socialistëve. Qeveria “Rama 3” u miratua me 77 vota pro në Kuvend  3 ditë më parë pas një seance maratonë diskutimesh, ku u prezantua programi i ri qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Postimi i plotë:

Te premten qe shkoi puna ime ne qeveri u mbyll; marredhenia e krijuar nga deshira per ti sherbyer njerezve ne ate nivel mbaroi; Mbase edhe me heret, qyshkur u kufizua ne limitet e rutines qe here me ngjante me dezhurnin ne gjimnaz dhe, heren tjeter me detyrimin per te respektuar nje kod etike me marredhenie brenda. Nje pervoje e cuditshme pushteti, karrigeje, e komplikuar, qe as e doja e as e kerkova-ma kerkuan, as e pranova si te tille e as me pranoi. Por e vlefshme patjeter;

Nga jashte nuk do ta kisha njohur kurre deri ne detaje. Madje edhe veten, vene ne prove kush e di sa here nga dallimi mes asaj qe vjen si deshire, strukturohet si mendim, arrin ne veprim dhe tamam ketu behet i pamundur, madje edhe tjetersohet, shoqeruar nga pamundesia per te folur, spjeguar e mbrojtur publikisht-Kodi Etik. Nje gje ja them kujtdo ama: Pata lirine te kondershtoj, te them JO; Kam votuar pro me bindje, kam firmosur po aq i bindur cdo vendim ne favor te se mires publike, ashtu sic kam firmosur formalisht, sipas ligjit per shkak te kryesimit te mbledhjes, shoqeruar me mendimin tim kundershtues ne perputhje me parimet e bindjet e mia;

Nuk hyra si hajdut, nuk dola si hajdut! Ne 2 vite e gjysem kuptova qe e gjitha eshte ceshtje vullneti, te vjedhesh ose jo, te lejosh te vjedhin ose jo; patjeter ceshtje drejtesie. Sot eshte nje dite tjeter, e re aq sa lejon pervoja e gjate ne kuvend te jete e tille; por jam ne habitatin tim ama!Sot eshte gjithashtu tamam dita qe te falenderoj 5 gra e vajza-zyra ime kaq ishte, Ejanen, Elden, Ilven, Entelen, Klaudian; Kane perballuar gjithcka, nga pergatitjet per mbledhjet e qeverise tek cdo proces ligjor e jo vetem ne administaten publike, sherbimet, integrimin, parandalimin e pastrimit te parase se zeze, zhvillimin territorial dhe kohezionin, objektivat e zhvillimit te qendrueshem, perdorimin e parase publike dhe rregullat e reja te prokurimit publik…

Ju jam shume mirenjohes per gjithe sherbimin tuaj politik, civil, profesional, konkret, te drejte e te ndershem! Nderkohe, dua te falenderoj drejtuesit e agjencive te perfshira ne keto procese, Tanin per Fzhsh, Albanen per Dap, Lorinin per Adisa, Reiden per App..

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cuku: 21/09/2021 11:27

    Ky ngeli tek niveli Majko

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 21/09/2021 00:57

    Uaaaa. Paska pas hajduta qeveria Rama ? Thuaja SPAKUT me qene se te vjen turp.

    Përgjigju
  • Taku: 20/09/2021 23:01

    Ky le qe eshte hajdut pulash por do te na mbushe mendjen qe eshte trim. Kam thene jo, thote. Deputet a zv.kryeministee, vetem me veten flet. As e pjerth njeri.

    Përgjigju
  • doganieri: 20/09/2021 21:13

    Vetem me lejen tende futeshe ne dogan shoku xhepist mos ma bej goxha burrin tani.e shkaterrove doganen shqiptare me Arlind Gjokuten o maskara

    Përgjigju
  • redi: 20/09/2021 19:09

    Brace ju nuk meritonit ate vend pasi nuk ishit pro flutyrimut te gomarit,kurse zoteria qe erdhi eshte sebulese e Edit .Aresyen nuk e di njeri por aftesi nuk ka

    Përgjigju
  • xhaxhai: 20/09/2021 16:55

    S'ka gje, se do ulet dikush qe vetem "po" di te thote.

    Përgjigju
    • Pjeter: 20/09/2021 19:22

      Ka kurreshtje te dihet ,kujt i tha jo,dhe per c'fare?

  • Haha: 20/09/2021 16:26

    Karaduzi Brace trim i cartun!

    Përgjigju
  • Rexhi: 20/09/2021 16:20

    Dy vjet e gjysëm dhe nuk na the gjë !!! Karrigen mund ta kishe hedhur me përpara.

    Përgjigju
  • Athina: 20/09/2021 15:59

    Pensioni minimal duhet te jete 70% e pagesë minimale Qeveria le te llogaris kuaten minimale te jetesës dhe te beje llogarin Ne brezi pensionist punuam me page minimale jetese ne socializëm duke realizuar një seri investimesh per brezin tjeter

    Përgjigju
    • Bureto: 20/09/2021 17:44

      Braçe nuk na the atehere se cili /cilet qenë hajdutet. Meqe je trim de!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!