TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe feston sot ditëlindjen dhe mbush 50-vjeç.
Në këtë ditë të shënuar, ai ka zgjedhur që të bëjë një shkrim të gjatë, ku qëllimi është vetëm një, të falënderojë të gjithë ata kanë kontribuar për të në shumë drejtime të jetës. Braçe e nis pa dyshim nga prindërit e tij, gjyshërit, miqtë, kolegët, por nuk lë pas as mjekët.
Këtë 50-vjetor, ai e ka cilësuar si rikthim te viti i parë.
“Në fund, por jo për fund; I faleminderit Zotit për jetën, shëndetin, familjen, shokët, miqtë, forcën, pasionin, modestinë e përulësinë, librat e natyrën si habitat përtej shtëpive ku u rrita! Faleminderit shumë! Aaa po, mos harroni, kemi edhe 50 vite të tjera për të jetuar; bashkë”, shkruan ndër të tjera Braçe.
Postimi i plotë
Kur ben 50,
Rikthehesh tek viti i pare
Edhe nje here!
Per te falenderuar patjeter;
Se pari dy prinderit e mi, Veren libohovite e Mirdashin korcar, te cilet, 50 vite me pare, pasdite, me sollen ne jete ne Kombinat. Te dy, edhe per gjithcka bene me mua e per mua nga ai vit e per 50 vite te tjera.
Une dua dhe shpresoj t’i kem prane edhe per shume shume vite te tjera! Po aq dua te falenderoj dy gjyshet e mia, Fitken-ne foto dhe Nevron, te cilat me rriten-jo vetem fizikisht, me shoqeruan nje pjese te madhe te viteve te mia te femijerise e rinise, shkolles e punes, betejave te cilat i ndiqnin, i pelqenin; i pata deshmitare kur ngrita familjen time, madje u lumturuan kur i bera edhe stergjyshe! Xhaxhallaret e dajallaret e mi, familjet e tyre te medha e te mrekullueshme!
Eden dua ta falenderoj qe ka plotesuar tek une gjysmen tjeter e me te rendesishme, me te dituren e me te permbajturen, keshtu ne gati gjysmen e ketyre 50 viteve; familjen e saj qe eshte edhe familja ime! Anjen qe eshte gjeja me e mire e me e rendesishme qe kam bere ne keto 50 vite!
Pastaj, edukatoret e mesuesit e mi, pedagoget gjithashtu; eshte merite e tyre qe une jam sot ky qe njihni, i formuar prej tyre, mesimeve, kultures, disiplines qe ndryshuan jeten time!
Shoket, ata te femijerise se pari, me te cilet ndame lagjen, Kombinatin, jeten aty, lojrat e gjithcka prej femijesh; ata te gjimnazit, me te cilet ndame edhe me shume, endrrat, dashurite, pasionet dhe vitet e veshtire 1989/1990! Shoket e fakultetit qe nisi ne mes te kaosit e qe shenjoi jo vetem rrugen time profesionale, por edhe politike; plotesoi jo vetem njohjen shoqerore me te gjere, por hapi nje dritare tjeter ne ate qe po formohej si bota ime e bindjeve, ideologjise per te cilat ia vlen te beje beteja!
Shoket e mi te gazetes Zeri i Popullit meritojne nje falenderim te madh; me mesuan jo thjesht te punoj, por me ben gazetar, prej verteti, nga ata qe duhet te kerkojne te verteten e ta thone ate deri ne fund, eshte ne mes te represionit, edhe ne mes te luftes se 1997/1998-tes; nga ta mesova se e verteta eshte ngjitese dhe per te nuk behet kompromis, as me te tute, as ne gazete e as ne politike! Nderkohe, shoket e mi te betejave ne rinine Socialiste e me pas ne partine Socialiste, ne Polican, Uznove, Berat-ne Nahije e qytet brenda, Kucove e Ure, Divjake, Lushnje, TIRANE patjeter-cep e me cep te saj, jane tjeter gje; jane nga soji i atyre qe kane nje sup per ty, kane nje kurriz gjithashtu per ty, per te te shtyre perpara e per te te mbrojtur, nga rreziku i nje pushteti kriminal apo rreziku i cdo pabesie karriere; keta shoke jane shume, u bene mijera vit pas viti ne jo pak por ne mbi 30 vite, ne rruge, sheshe, salla, Kuvend; u jam pafund mirenjohes per mundesine, besimin, mbeshtetjen, lirine!
Nje rreth pak me te ngushte miqsh larg e jashte politikes, dua ti falenderoj posacerisht; jane mikesha e miq qe kane ndikuar fort tek une, vijojne ta bejne duke investuar besimin e tyre tek une, keshillojne, ndihmojne, mbeshtesin, permbajne, shtyjne, GJENDEN, kane ndikuar shume e kane ndryshuar po aq tek une, ne ate qe di, ate qe bej, ne formimin e metejshem e kulturen gjithashtu; jane kudo, jane cdo dite, jane me mua fizikisht apo virtualisht, kane emra doemos e une u jam mirenjohes per gjithcka ndajne me mua, vecanerisht si kritike, vecanerisht ne media, por jo vetem!
Ne kaq vite, patjeter qe shume mirenjohes u jam edhe disa mjekeve qe jane kujdesur per shendetin tim; nuk keni patur shume pune me mua, por kur eshte dashur keni bere me te miren; u perulem me mirenjohje!
Ne fund por jo per fund; I faleminderit Zotit per jeten, shendetin, familjen, shoket, miqte, forcen, pasionin, modestine e perulesine, librat e natyren si habitat pertej shtepive ku u rrita! Faleminderit shume! Aaa po, mos harroni, kemi edhe 50 vite te tjera per te jetuar; bashke!
Erjon Braçe rrespekt dhe 100 vjeç. Po të ishin të gjith politikanët si ty sot Shqipria do ishte prall.
PërgjigjuURIME JETÈ TÈ GJATÈ,SHÈNDET DHE SI GJITHMON TRIMÈ I ASTÈR E I DREJTÈPÈRDREJT.
PërgjigjuGezuar 50-vjetorin Erjon Brace. Per mua,je pulsi i te majtes shqiptare
PërgjigjuEdhe 100 vite te tjere.
Përgjigju