TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se ish-zv.kryeministri dikur ka firmosur koncensionet me kosto të frikshme për qytetarët, por sot bën parimorin në 'Facebook'.
Braçe i ka kujtuar kreut të PD-së ngjarjen e 21 janarit, teksa shkruan se pushkatuat 4 qytetarë e plagosët mbi 20 të tjerë. Deputeti i thotë Bashës, se ai në atë kohë në cilësinë e ministrit të Brendshëm, iu doli për zot pushkatimeve. Teksa ngre edhe një pyetje retorike në drejtim të Bashës: A të zë gjumi natën pas kësaj barre që ë mbi shpinë?
"Dëgjo kufomë! A e mend 21 janarin? Është dita kur ti si ministër i Brendshëm, ne komandë të një zinxhiri kriminal, nën urdhër e në bashkëpunim, pushkatuat 4 shqiptarë e plagoset mbi 20 të tillë. Me dashje e pa gjyq! Është kjo dita e kësaj fotoje, kur ti si ministër i Brendshëm, i dole për zot pushkatimeve, i mbrojte dhe u dhe shpërblim pushkatareve, njëri në këtë foto!Të të pyes: Të zë gjumi natën? Po e le fare drejtësinë e munguar, por a te zë gjumi natën me katër të pushkatuar mbi kurriz gjithë jetën", shkruan Braçe.
Ndërkohë, deputeti Erion Braçe ka renditur koncensionet që ka firmosur në kohën kur ishte zv.kryeminsitër.
1. Koncesionin e aeroportit të Kukësit, procedure e MIE dhe jam krenar që ai aeroport është funksional prej muajsh.
2. Shtesë në kontratën e koncesionit te KROMIT, procedurë e MIE, konkretisht heqjen nga ajo kontrate të disa njësive, objekteve.
3. Ndryshim në koncesionin e skanimit, procedure e MFE, konkretisht shtyrjen e pagesave ligjore për të.
4. Koncesionin e aeroportit të Vlorës, procedure e MIE, dhe do jem shumë krenar kur ai të jetë ndërtuar e plotësisht funksional.
5. Koncesionin e Laboratorëve, procedurë e ministrisë së Shëndetësisë e që ndryshon krejtësisht gjendjen në spitalet universitare, rajonale dhe Lushnjës dhe Sarandës.
6. Koncesioni i ndërtimit te HEC, kontrate shtesë mbi kontratën e Shkurt 2013, procedure e MIE, abstenuar prej meje.
Lulzim Basha mbajti sot një konferencë për shtyp pas shpalljes së emergjencës energjetike. Nga aty, Basha ka akuzuar deputetin Erion Braçe se ka firmosur koncesione me shuma marramendëse për qytetarët. Basha tha se ditën ai firmoste koncesionet, natën shante qeverinë e tij në 'Facebook'.
“Kur ikën nga salla të dy, lanë atë firmosësin e koncesioneve që ka firmosur të gjitha koncesionet kur ishte zëvendës kryeministër. Ditën firmoste koncesionet, natën shante qeverinë në ‘Facebook’, e dini vetë për kë bëhet fjalë dhe doli ai tha taksën e ka vendosur qeveria e PD. Nuk është e vërtetë", tha Basha.
Basha dhe Berisha duhen denuar per 21 Janarin po perse e bene Meten kryeparlamentar dhe president a na e shpjegon Brace perse????
PërgjigjuPo pra, Sala dhe Basha ne burg te shkojne, per viktimat e 21 janarit. Te topet e kalit te Skenderbeut te varen prej gjuhe! Kurse ata qe i nxoren ne prite dhe qe ferkuan duart nga gjema, Rama dhe Doshi, edhe ate ti shkojne prej bythe ti shkojne te shpata e Skenderbeut.
Përgjigju