Deputeti socialist Erion Braçe shprehet i shqetësuar, për mungesën e reshjeve të shiut. Braçe thotë se nuk ka bujqësi pa ujë dhe nuk ka asnjë plan për vaditje nëse thatësira godet lumenjtë dhe rezervuarët e mëdhenj.

Sipas Braçes, ndërkohë që ky mot po godet bujqësinë e pemëtarinë nuk ka asnjë plan për të informuar bujqit, folur me ta, orientuar bujqit e grumbulluesit, ribëre planet e eksportit e tregtisë.

'Kur do bëhemi gati? Dimri është shtyrë, nuk ka ikur! Kur do behemi gati? Për motin e ngrohte e pa reshje, dëbore veçanërisht, shiu gjithashtu; impaktin e munguar të tyre; Deri tani ne buxhet kemi paratë për energjinë e domosdoshme ne kushtet e thatësirës, nevojën për energji. Por impakti ne bujqësi është kolosal; Bujqësi pa ujë nuk ka dhe nuk kemi asnjë plan për vaditjen nëse thatësira godet lumenjtë e rezervuarët e mëdhenj; Bujqësi pa cikle nuk ka dhe ky mot po kthen ne kaos ciklet e prodhimeve ne fushe te hapur, po godet pemëtarinë gjithashtu dhe, nuk kemi asnjë plan per te informuar bujqit, folur me ta, orientuar bujqit e grumbulluesit, ribere planet e eksportit e tregtisë.

Ndërkohe, dimri nuk ishte ky, nuk po mbaron, është shtyre ne kohe, me ngjarje ekstreme, reshje te mëdha si bomba dëbore e shiu qe shkatërrojnë pa mase, infrastruktura publike e private, bujqësi e blegtori, ulin temperatura, ngrijnë, bllokojnë, nxjerrin jashtë pune infrastruktura bazike-uje e energji, rrjete te tregtimit te ushqimeve e ilaçeve, sëmurin dhe ne duhet te kemi plane te qarte me veprime te automatizuara qe ndihmojnë njerëzit, kudo dhe kurdo! Anormalja që po ndodh, do jetë normale, e përhershme shpejt për shkak të klimës që po ndryshon. Ne duhet të ndryshojmë, të përshtatemi.'- shkruan Braçe.

Megjithatë kryeministri Edi Rama e cilësoi 2022 në mbledhjen e ministrave, jo vetëm si rekord absolut i eksporteve bujqësore, por edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysëm miliardë USD.