TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka paralajmëruar se do të lërë mandatin e deputetit. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Braçe shkruan se nuk po e lejojnë të kryejë detyrën për shkak të klientelizmit dhe se vendimmarrja në kuvend është “e kapur”.
Braçe ka sjellë në rikujtesë edhe një herë se ai paraqiti një amendim në ligj për vendosjen e rregullit në treg dhe mbrojtjen e bujkut në raport me tregtarin, por që u bllokua dhe deputeti për këtë akuzoi kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
“Këtë të enjte nuk ka parlament; punë në seancën plenare në parlament! Na i thanë sot, ndaj këtu s’ka këmbë njeriu. Por sot është data 13 dhjetor; ditë me ditë-6 muaj më parë, paraqita në kuvend nismën ligjore për të vendosur rregull në tregun bujqësor e blegtoral, në dimensionin e pagesave, për të garantuar bujqit, punën e tyre, prodhimin dhe te ardhurat prej tij.
Troç: bujq e blegtorë të marrin paratë e punës së tyre brenda 50 ditëve! 6 muaj asnjë përgjigje!
Nga njëra anë nuk thonë dot jo, nuk dalin dot kundër, nga ana tjetër te bllokojnë dhe heshtin, një lloj skuthlleku politik i neveritshëm, i nxitur nga klientelizmi, kapja e vendimmarrjes në kuvend-me troç.
Sinqerisht nuk e vuaj mungesën e respektit institucional, procedural, njerëzor gjithashtu; por kjo është mungese respekti e kuvendit ndaj popullit te bujqësisë, i cili ka këtë hall dhe kërkoi të adresohet ligjërisht; po ligjërisht në këtë vend, nuk duhet të ketë qytetarë të dorës se dytë, por në fakt ka-janë punëtorët, prodhuesit e bujqësisë; Shikoni, kur ata blejnë, detyrimi ligjor është te paguajnë menjëherë ose brenda 45 ditësh, përndryshe detyrimi i tyre merret me forcë!
Por kur tek bujqit prodhues blejnë te njëjtët tregtare-ata qe me pare shisnin, paratë nuk paguhen as për 1 vit! Padrejtesi e pabarazi e turpshme! Kjo është! thellohet kur nuk gjejnë hapësire për te zgjidhur këtë padrejtësi!
Kur kam nisur këtë punë, as e dija e as e kërkova deputetin për honor, vanitet, pasurim gjithashtu; e doja si punë, e kam bërë si punë!
Por kur nuk te lënë te besh punën tënde, çfarë duhet bërë? Shikoni, ky bllokimi i punës nis si klientelizem dhe mbaron si personal, ndaj gjithnjë e më shumë është koha për punë tjetër; por deri atëherë dua tu sjell në vëmendje skandalin e ryshfeteve në parlamentin evropian.
Hiqni Katarin dhe vendosni një kartel grumbulluesish abuziv këtu dhe do kuptoni qe klintelizmi nuk njeh kufij, ne nivel me banal natyrisht!”, shkruan Braçe në postimin e tij.
Këto deklarata të Braçes janë parë si “luftë” brenda PS-së, e ndërsa ka pasur edhe një reagim nga ana e kryeministrit Edi Rama që e ka kaluar me shkaka duke thënë se “ish. zv-kryeministri është i lirë të thotë ç’të dojë”.
Edhe Erjoni e ka kuptuar qe qeverisja socialiste nuk eshte më socialiste dhe eshte kalbur, prandaj duhet ndryshuar. Erjoni duhet ta thote troç
PërgjigjuO noku mos u tut dhe mos e ler deputetllekun. Berati ka plot ne listen e Rames nga trafikante droge qe mezi presin me u hap ndonje vend ne lisen e Rames. Rri per kok tende.
PërgjigjuPo me bake po. Nuk ka gjo qe sdini kunder rames. Bravo bake
Respekt Erjon Braçe të till politikan do Shqipria o Shqiptar. Pra të till politikan zgjidhni po doni drejtësi e mbarësi vet e keni në dor. Mos votoni IDJOT si flamuri pa bisht e gra fëlliqsira si Balona Tabake kryehajdute e gruaja me fytyr burri të shëmtuar super hajdutja e servile e flliqur Albana Vokshi. Po u morët me të tilla tipa vetëm zi do përjetoni o Shqiptar.
Përgjigju