Erion Braçe: Për fshatin, bujqësinë, ushqimin, të majtën! 8 probleme +1 dhe 28 propozime konkrete për bujqit

Erion Braçe: Për fshatin, bujqësinë, ushqimin, të majtën! 8 probleme +1 dhe 28 propozime konkrete për bujqit

Erion Braçe

8 probleme plus 1, 28 propozime konkrete per bujqit e punen e tyre!

(Qe Kongresi i Bujqesise ne Lushnje te jap zgjidhje pa humbur kohe)

Dy kriza te forta dhe tre situata; Mbyllja nga pandemia-rruget tregetare posacerisht, Rinisja pas pandemise-nevoja per burime te menjehershme e te shtuara vecanerisht, Lufta personale e Vladimir Putin ne mes te evropes-kufizimi i tregtise atje, te lendeve te para specifikisht e me efekt kudo;

Duhet te na kishte bere te vetedijshem per nevojen jetike te fshatit, bujqesise, blegtorise, prodhimit vendas, bujqve, troc-fshatareve.

Nuk ka ndodhur! Duhet ta pranojme kete, sic duhet te pranojme dhe nje nga arsyet qe na fut shpesh ne ngerc: Ne anojme ca, kemi afrimitet edhe klientelist me importin, tregtine e jashtme, tregtaret e medhenj te ushqimeve te fabrikuara dhe lendeve te para ne bujqesi e blegtori;

Atje ne fushen e tyre kemi nje hall edhe me te madh: perqendrimin e tregut ne tre, kater te medhenj, te cilet fuqine e tyre ekonomike-krijuar shpesh prej favoreve tona, e perdorin per FITIME edhe me te medha; Imagjinoni, vajin e sjellin 4 vete, sheqerin 3 vete, orizin po tre, grurin e miellin 4 vete, plehrat kimike 2 vete;

Pra; Bujqesi jo aq sa duhet e sac nevoitet, sic duhet, importe te shtrenjta te ushqimeve te fresketa e te fabrikuara, kjo eshte kriza jone! Kesaj krize, i bashkengjiten probleme te keqfunksionimit te qeverisjes, agjencive ne varesi te saj; probleme qe kane bere te deshtojne politika te mira-favoret fiskale per prodhimin, pagesat e drejtperdrejta per cdo kilogram prodhim, te deshtoje edhe konkurrenca ne tregtimin e lendeve te para por edhe te vete prodhimeve bujqesore e blegtorale.

Eshte koha qe me ne fund te bindemi NE, se, Ekonomi pa bujqesi nuk ka, turizem pa bujqesi nuk ka, bujqesi pa prodhim nuk ka, prodhim pa fshatin nuk ka, fshat pa bujq nuk ka; E kunderta ka nisur te ndodhe ndersa ne vonohemi e vonohemi, po humbim familje cdo jave-burra e djem, gra e vajza qe mbajne fshatin, bejne lagje tani, por shpejt do jene fshatra bosh; Pra, po humbim njerez, fshatra, ekonomi, ushqim, kur kemi patur qellime krejt te tjera. Erdha ketu sot i pandikuar nga levdimet e pafundme, per tu thene te verteten: jemi vone!

Po humbim kohe duke e pare bujqesine sic e shohin disa tregtare miliardere-sektor pa para, apo disa idieologe qe nuk hyjne dot ne fshat-bujqesia thjesht shperndan varferi; Po humbim kohe duke kerkuar ta zevendesojme bujqesine me dege te vegla, te rendesisheme e me me shume leke;

Po ua them sot se peshkimi apo industria e detit, perfshire perpunimin, eshte shume i rendesishem, edhe me i pasur por nuk mundet e nuk duhet te zevendesoje bujqesine; kultivimi i hashashit per qellime te industrise farmaceutike me baze ne te, nuk mund e nuk duhet te zevendesoje bujqesine; Edhe pse kane me shume para. Nuk e zevendeson asgje bujqesine, binduni!

Nuk e rekomandon kerkush dhe nuk e ka bere dot kerkush! Bujqesia do i munde te gjithe serish! Bujqesia tradicionale e reformuar, modernizuar, mbeshtetur prodhimin, perpunimin prej saj, eshte zgjidhja! Per te arritur deri aty, na duhet te shohim, pranojme, zgjidhim problemet e verteta te bujqve;

1. Toka, e fundme si pasuri e si aset ekonomik.

Si e tille;
- Duhet mbrojtur nga agresioni i pandalshem i betonit-Tirana po kufizon gjithnje e cdo dite token bujqesore, Durresi, Kavaja Rrogozhina po e ndjekin;
- Duhet mbrojtur nga kultivimi intensiv e i pandalshem;
- Duhet mbrojtur nga varferia qe kushtezon qarkullimin e kulturave si frymemarrje per token;
- Duhet mbrojtur nga perdorimi i forte e i pandalshem i plehrave kimike;
- duhet mbrojtur nga ikja, largimi afatgjate e shpesh perfundimtar i zoteruesve e perdoruesve te saj

Ndaj, propozoj:
Moratorium te procesit, vendimeve qe kthejne token bujqesore e te kultivueshme, ne truall per ndertim;
Analize te perberjes se gjithe siperfaqes se punueshme, ne doni ne menyren tradicionale, ne doni duke u modernizuar sic prej vitesh une e nje djale i zoti ua ka propozuar, permes satelitit;
Ndryshime ligjore per token e braktisur, te pa kultivuar nder vite per shkak te ikjes, largimit, per shkak te pamundesise per ta kultivuar per cilendo arsye-mungese te krahut te punes apo mundesive ekonomike; kthim tek shteti qofte edhe permes qiramarrjes.

2. Uji, si element jetik per bujqesine, i pakesuar per shkak te ndryshimeve klimatike dhe keqperdorimit masiv te burimeve ujore.

Si i tille;
- Duhet te ndalen plotesisht lejet per hidrocentrale ne cdo rreke uji qe jane shpesh te vetmet burime per vaditje per fshatra te tera e kthehen ne burim perfitimi thjesht per nje njeri;
- Duhet normuar me marreveshje te qarta marredheniet me HC te ndertuara tashme per te siguruar uje per vaditje;
- Duhen zhvilluar projekte te reja per burime ujore e skema vaditjeje; imagjinoni nuk kemi ndryshuar asgje nga vizioni i viteve 60, thjesht kemi demtuar e me pas rehabilituar veprat e atij vizioni e asaj kohe;
- Skemat e reja vaditese duhet ti japin fund vaditjes me puse qe po cenojne burimet ujore nentokesore e po demtojne me kripera edhe perberjen e tokes.

Ndaj propozoj:
Moratorium per leje per ndertim HC ne lumenj e perrenj qe sherbejne si burim per vaditje;
Marreveshje te qarta me HC egzistuese e qe kane kufizuar burime ujore per vaditje;
Rimarrje te rezervuarve te vegjel, te mesem e te medhenj, dorovitur kryesisht politikisht tek kultivues te padobishem peshku e qe sherbejne per fare pak investime si burime ujore per vaditje;
Plan kombetar per skema te reja vaditjeje per te mbrojtur burimet ujore nentokesore e token vete nga vaditja me puse.

3. Plehrat kimike, te shtrenjta, me efektivitet te ulet e nje pjese jashte perdorimit evropian
Si te tilla:
- Duhet verifikuar, pershtatur dhe unifikuar lista e produkteve pleheruese etj, me listen e te tilla produkteve te njohura e perdorura nga BE;
- Duhet hapur tregu, duhet hequr cdo barriere qe ka perqendruar tregun, zeruar konkurrencen, rritur abuzivisht cmimet-nga te dhenat zyrtare, kete vit ka ndodhur abuzim i tmerrshem me cmimet kur kane shitur me cmime 2 here me te larta se sa cmimi ne dogane;
- Duhet rregulluar me ne fund tregu; nuk mund te shese gjithkush, pavaresisht njohurise, produkte pleheruese, pesticide e fungicide posacerisht, preparate mjekesore per blegtorine;
- Duhet te marre fund tregtia e produkteve pleheruese pa asnje reference ne analizat mbi perberjen e tokes, fidanit dhe cilesise se tij, kushtet klimatike.

Ndaj propozoj:
Ndryshim te ligjit per produktet pleheruese, VKM-ve, Urdherave e Udhezimeve te dala ne zbatim te tij;
Heqje te ekskluziviteteve qe sherbejne si barriera qe kufizojne tregtimin e lire e konkurrues te produkteve pleheruese me shumice;
Normimin e shitjeve tek bujku jo vetem te fiskalizuara me fature por edhe me kontrata pergjegjesie per cdo abuzim e deshtim;
Venien sa me pare ne zbatim e berjen efektiv te ligjit te ri per mbrojtjen e bimeve, plotesimin me akte nenligjore te domosdoshme.

4. Prodhimi, vendas, kombetar, cilesor e sasior.
Si i tille:
- Duhet te ndryshojme kahjen e zhvillimit te prodhimit; na ka vene perpara tregu, kerkesa e tij, norma e fitimit, shpejt e perhere;
- Duhet te ndryshojme rajonalizimin qe tregu e deshtoi, per ta zevendesuar me nje program te ri prodhimi;
- Duhet te adresojme nevojen jetike per prodhime qe ndikojne edhe sigurine kombetare, dritherat kryesisht;
- Duhet nje ekuiliber i ri i detyrueshem qe garanton edhe kultivimin por edhe qarkullimin e kulturave per te mbrojtur token;
- Duhet te pershtatim sa me pare ciklet e prodhimit me ndryshimet klimatike ne funksion te produktivitetit por edhe ekonomise se prodhimit;
- Duhet mbrojtur prodhimi nga kostot qe e nxjerrin ate jashte tregut.

Ndaj propozoj:
Studim kombetar per ndryshimet klimatike, efektin e tyre mbi prodhimin, ciklet e prodhimit per ti pershtatur ato ne funksion te produktivitetit dhe kapjes se hershmerise e vonshmerise, te rendesishme nga pikpamja e perfitimeve.
Kostifikim te prodhimit sipas kulturave e sipas cikleve te prodhimit, per te ndalur e dhene fund abuzimit me cmimet nen kosto qe bejne te pavlere prodhimin;
Mbeshtetje buxhetore te posacme per permiresimin ne fara, prodhimin e tyre ketu e prej tyre prodhimin e dritherave cilesore e ne sasi.

5. Shitja, grumbullimi, perpunimi, eksporti, proces akoma kaotik dhe abuziv.
Si te tilla;
- Duhet ti japim fund prapambetjes uleritese, kufizuese, perjashtuese nga tregjet me fitimprurese ne vend e ne evrope;
- Duhet ti japim fund grumbullimit spontan, i paprogramuar, i pakontraktuar, asfare fleksibel dhe abuziv ne cmime;
- Duhet ti japim fund eksportit po te tille, shpesh me pasoje mashtrimin e bujqve e vete eksportuesve, i pasigurt ne rikuperimin e vlerave;
- Duhet te kapercejme paketimin qe e mburrim si perpunim, drejt perpunimit te vertete, te shumefishte te nje produkti duke krijuar vlere te shtuar ketu.

Ndaj propozoj:
Burse kombetare te produkteve te fresketa bujqesore e jo vetem; Nese e shquajne si te veshtire, atehere nje platforme te unifikuar te tregut, te cmimeve te perditshme, online, trasparente dhe e detyrueshme per cdo shitje nisur nga kerkesa dhe oferta, jo nga perfitimi i nje grumbulluesi;
Licensimi i grumbullesve dhe eksportuesve per ti dhene fund e nxjerre nga tregu mashtruesit dhe ata qe refuzojne aktivitetin me baze kontraten
Plan kombetar per krijimin e nje industrie te re te perpunimit te produkteve bujqesore, moderne e multifunksionale, shoqeruar me lehtesi fiskale, e cila jo vetem krijon vlere te shtuar ketu, por sherben edhe si rregullator ne treg.

6. Regjimi fiskal, kaotik, i paqendrueshem, me ndikim ne rritjen e kostove te prodhimit dhe frenues i perpunimit.
Si i tille;
- Duhet ti japim fund kaosit me taksat e tatimet mbi prodhimin, lendet e para, blerjen, shitjen, grumbullimin dhe eksportin, perpunimin; sot per fat te keq per disa lende te para kemi taksa ne dogane, per disa jo, per disa kemi TVSH, per disa jo, ne blerje nuk kemi TVSH por ne shitje kemi, kur kultivojme vetem nuk kemi tatim mbi te ardhurat deri ne 14 milion leke por kur behemi bashke kemi tatim mbi te ardhurat 5%;
- Duhet te vendosim ne, do e kemi fshatin me tatime e taksa, prodhimin te tille apo jo?! Ne kater vite, nga 2014-2018 ishim te qarte dhe clirues, favorizues per prodhimin qe u shoqerua me zhvillim e rritje; kemi nje hap te forte pas nga 2019-ta.

Ndaj propozoj:
Fiskalizim te plote te te gjithe zinxhirit te prodhimit bujqesor-nga bujku deri tek dyqanet e hapura e te mbyllura te perimeve kudo, regjim fature fiskale si kusht per funksionimin ne treg; fiskalizim te plote edhe per lendet e para qe perdoren ne bujqesi;
Barazim te skemes se tvsh ne shitje e ne blerje, nga bujku tek grumbulluesi, perpunuesi ne tregun e brendshem, e detyrueshme per formalizim dhe favorizuese per prodhimin vendas, perpunimin e tij, vleren e shtuar ketu;
Takse e tvsh zero per inputet bujqesore ne kushtet e rritjes alarmante te cmimeve, paralajmerimit per shtrirje te tyre si te tilla ne dy cikle prodhimi;
Takse e tvsh zero per te rikuperuar bagetite e qumeshtit, te cilat, i kemi humbur gjate dy viteve te fundit duke i konsideruar pasuri kombetare, jo thjesht pasuri e bujkut.

7. Sistem ligjor pagesash, perkunder atij informal e me para ne dore.
Si i tille;
- Duhet ti japim fund sistemit aktual te pagesave, teresisht i paligjshem, pa fatura e me para ne dore, i vonuar pertej disa muajve dhe asfare me cmimet e shitjes, abuziv; imagjinoni, sot bujku ne serre, punon e rropatet 4-5 muaj per prodhimin-ne fushe akoma me shume, e dergon prodhimin tek grumbulluesi dhe duhet te prese 5, 6, 7 muaj per te marre parate e tija dhe, pas kaq kohe nuk merr parate sipas cmimit me te cilin shiti, por shume me pak, madje dhe nuk i merr fare, rene ne mashtrues; kjo eshte e verteta.

Ndaj propozoj:
Ligj i ri per pagesat ne bujqesi e blegtori, i cili, vendos kontraten dhe faturen fiskale si dokumenta baze te shitjes e blerjes, afate te qarta dhe norma interesi te detyrueshme per cdo vonese; per mua 30-40 dite per te paguar per mallin qe ble e me cmimin e rene dakord ne kontrate apo faturen fiskale, eshte boll!
Analize prej agjencive shteterore e menjehershme per detyrimet e papaguara nga grumbulluesit dhe eksportuesit ndaj bujqve, kompani per kompani, hartimi i nje plani e kalendari shlyerjesh te menjehershme nen mbikqyrjen e Ministrise se Bujqesise.

8. Mbeshtetja buxhetore e drejtperdrejte, e paqendrueshme, e pamjaftueshme sic per asnje sektor tjeter.
Si e tille;
- Duhet ti japim fund paqendrueshmerise se skemave mbeshtetese, burokracise se tyre qe duket e qellimte per te favorizuar klientelizmin e korrupsionin, perjashtimit alogjik e banal-i plotesoj kushtet e shpallura por skualifikohem se nuk ka para mjaftueshem, qesharak kur lopen e 9-te e perjashton dhe te 10-ten e paguan edhe pse jane te njejta; apo kur e paguan per 50 lope por nuk i jep nafte per sasine e tokes ne funksion te ketyre lopeve;
- Duhet ti japim fund skemave qe bejne bashkime formale-ne aplikim!!!!!!!!, nuk nxisin bashkimin real e nuk paguajne produktivitetin, cilesine.

Ndaj propozoj:
Pagesa te drejtperdrejta per cdo kilogram prodhim bujqesor apo blegtoral, pa perjashtuar kerkend e duke nxitur produktivitetin;
Pagesa te drejtperdrejta per cdo strukture bujqesore ne prodhim e grumbullim, perpunim, eksport, duke nisur nga serra, permes parimit qe paguan ate qe eshte bere jo ate qe eshte ne plan per tu bere; shmang burokracine e mbi te gjitha klientelizmin e korrupsionin;
Pakete e posacme per mbeshtetjen e eksperimentimit te farerave per drith e prodhim te tyre ketu, prodhimin e drithit po ketu;
Pakete e posacme per rikuperimin e bagetive per qumesht e mish qe i himbem ne keto vite;
Pakete e dedikuar per te rikthyerit nga emigrimi afatgjate qe kerkojne te ndertojne ketu ekonomi bujqesore e blegtorale.

Mbi te gjitha, rikthim tek e majta! Sot ne fshat, e gjithe ekonomia, cdo strukture i eshte leshuar privatit. Prej 30 vitesh, edhe pse Kushtetuta i njeh te dyja format e pronesise-publike e private, madje flet edhe per konkurrencen mes tyre, edhe pse boterisht njihen edhe dy format e prodhimit, asgje publike nuk ka ne fshat e asgje nuk ofrohet si sherbim apo prodhohet prej asaj qe eshte publike. Te kuptohemi, tani eshte vone, shume vone qe publikja te dominoje ne fshat, por struktura publike qe sherbejne per te thyer kartelet e inputeve bujqesore apo kartelet e grumbulluesve, per te nxjerre bujkun, punen e prodhimin e tij nga shfrytezimi e zhvatja e tyre, jane te domosdoshme. Une personalisht, i kam zene shpesh grumbulluesit ne skema abuzimi-mosgrumbullim per disa dite, ne funksion te diktimit te cmimit NE ULJE; dhe ja kane dale. Bujku nuk eshte kurre zot i cmimit te prodhimit te tij, madje nuk di do e shese apo jo.

Prodhimi bujqesor eshte delikat, nuk rron pertej ciklit, ndaj perfundon edhe ne kanal. Nje strukture publike magazinimi, frigoriferimi do e thyente kartelin e grumbulluesve dhe qellimet e tyre ne dominim e ulje te cmimeve. Keto struktura publike, magazinimi, frigoriferimi, perpunimi, do vlenin pa fund per kete, mbrojtur bujkun e prodhimin e tij nga abuzimi ne treg. E njejta gje vlen edhe per inputet bujqesore, per te ndalur abuzimin e tmerrshem me fuqine ekonomike te karteleve ne kurriz te bujqve. E them shpesh, nuk eshte turp te jesh nga fshati, te jesh fshatar, bujk! Nuk eshte turp te jesh i majte! Eshte zgjidhje madje!

VO: fjala, problemet e propozimet per zgjidhje qe u nderprene sot disa here ne panelin e bujqesise, ne kongresin e PSSH

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen