Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka miratuar në mbledhjen e tij të dytë kalendarin e punimeve.

Prioritet i punës së komisionit do të jetë financimi i parive politike, si një nga pikat e adresuara nga OSBE-ODIHR dhe kërkesë e të dyja palëve.

Për të vijuar më pas me hartimin e Kodit të ri Zgjedhor, që nga regjistrimi i subjkekteve zgjedhore, regjistrimi I kandidatëve, kufizimet ose ndalimet për përdorimin e burimeve shtetrore në zgjedhje, depolitizimi I adminsitratës zgjedhore apo edhe monitorimi i fushatave zgjedhore.

Damian Gjiknuri, Bashkëkryetari i PS në këtë tryezë tha se është I hapur për bashkëpunim dhe i hapur për të dëgjuar propozimet e të gjitha palëve.

Ndërsa bashkëkryetari i opozitës, Oerd Bylykbashi e cilësoi kalendarin e punimeve të hartuar me një qasje të ftohtë, pa reflektuar shqetësimet reale .