Erion Braçe, një nga emrat e rëndësishëm të Partisë Socialiste, ka shpallur ambicien për të qenë kandidat i saj për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Braçe e njoftoi këtë gjatë asamblesë së Njësisë numër 5 në kryeqytet, ku ai ishte kandidat për deputet në garën për parlamentin e ri vitin e kaluar.
Në njësinë 5 Braçe është një nga tre drejtuesit politik, së bashku me Taulant Ballën dhe Fatmir Xhafën, por në takimin e Asamblesë ai nuk qëndroi krah tyre në podium, por ishte ulur mes anëtarëve socialistë.
"Siç e kuptuat dhe vetë kjo situatë nuk mund të jetë më e tillë. Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët dhe ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën si kandidat i PS për kryetar bashkie", mësohet të ketë thënë Braçe gjatë mbledhjes së Asamblesë, duke shkaktuar jo pak habi por edhe duke lënë pa fjalë edhe drejtuesit socialist të qendrës, Taulant Ballën e Fatmir Xhafën.
Në mbledhjen në të cilën ai njoftoi synimin që të jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës, ishte dhe Ogerta Manastirliu, e përzgjedhura e kryeministrit dhe kryetarit socialist Edi Rama për kryeqytetin, kur në vjeshtën e vitit të kaluar, ai njoftoi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Një projekt i cili u bllokua pasi Erion Veliaj kundërshtoi shkarkimin nga Qeveria, në Gjykatën Kushtetuese e cila e rikonfirmoi në postin e kryebashkiakut.
Pas mbledhjes së Asamblesë, mbrëmë vonë Braçe shpërndau një status në rrjetet sociale, ku ai nuk e përmendte ofrimin e kandidaturës së tij për Bashkinë e kryeqytetit, por që fokusohej te diskutimet për të zgjidhur shqetësimet e qytetarëve, te puna dhe angazhimi për të ardhmen, dhe forcimi i Partisë duke u hapur e përfshirë sa më shumë të majtë.
“Forcimi i PS duke u hapur, pranuar, përfshirë të majtë që duan të zhvillohen e të zhvillojnë idetë e tyre bashkë me PS, ishte një tjetër qëllim i mirë për të cilin folëm e do flasim edhe më tej. Karriget nuk janë kurrë qëllim, puna e punët vlejnë”, shkruan Braçe.
Fjalia e fundit duket se ishte një mesazh se në garën e brendshme për kryebashkiak, ai nuk ofrohet për një ofiq, por për të punuar për kryeqytetin.
Në zgjedhjet e majit të vitit të kaluar, Braçe u përfshi vetëm pak muaj përpara mbajtjes së tyre, në listën e hapur të kandidatëve socialistë për Tiranën, pasi për një kohë të gjatë kishte qenë deputetë i Qarkut të Fierit në zonën e Divjakës. Megjithatë, ai arriti të siguronte 23.694 duke u renditur i dyti me mbështetjen më të lartë elektorale jo vetëm në Tiranë, por dhe në të gjithë Shqipërinë.
Komente












Per shekullin 21-te vetem partia e majte e ka marr Tironen! Besoj deri ne 2027-2031 shkon edhe 1/3 e shekullit 21-te sepse Brace eshte me vizion (vizion kakërdhie) ahahah
PërgjigjuTi e meriton erion ti je njishi tironc si ty ska n bot
PërgjigjuErjon Braçe është kandidatura më e spikatur për Tiranën dhe në se Rama nuk e mbështet ai ka përkrahje të madhe,....
PërgjigjuDoni naften pa akcizë, doni produkte bio, votoni PS bertiste Kone ne 2013, rrofsh e kone.
PërgjigjuKone vogel je shume i peshtire edhe per roje bashkie. Hum hum hum
PërgjigjuEc perpara Erjon. Gjithe Tirona ty te do… hahaha
PërgjigjuPo cfare kontributi ka Brace në dobi te ketij vendi në mbi 30vite prezent ne politike?! Asnje rol, asnje kontribut, asnje prove se di te menaxhoje nje institucion bazik e jo me bashkine me te madhe te vendit. Mbahet mend per zyren e patronazhisteve me punonjes te administrates publike per te siguruar disa vota me shume ne zgjedhjet e 2025. Bravo per guximin, kush e di kush i ka thene 'dream big' se ku I dihet.
PërgjigjuPopulli eshte me fat qe akoma ka politikan sikur Erjon Brace ! Ai punon per brezin e ri sepse atehere rritet ekonomia dhe stili jetes
Erjoni esht cun i ndershem dhe kryetari i duhur per Tiranen por nuk mendoj se i pelqen Rames dhe mafias
PërgjigjuBravo del fitues
PërgjigjuBrace e fiton e votojn te gjith dhe majtas dhe djathtas.
PërgjigjuErion,dil si kandidat i pavarur per Bashkine e Tiranes,duke hequr dore si deputet.Ke shume shanse per te fituar dhe mund te marresh pjesen "dermuese" te votave te vete PS,sikurse ato te votuesve te pa angazhuar !! Sidoqofte do te jesh shume i nderuar ! Tironci
PërgjigjuPo Del se do të mbështesim