Erion Veliaj 5 orë në SPAK, Berisha: Luftë brenda llojit, jo meritë e Altin Dumanit

Erion Veliaj 5 orë në SPAK, Berisha: Luftë brenda llojit, jo meritë e Altin Dumanit

Sali Berisha

Tirane- Sali Berisha thotë se thirrja e Veliajt në SPAK është bërë me porosi të kryeministrit Rama dhe shigjeton sërish Altin Dumanin duke thënë se ka frikë të pyesë për inceneratorët.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u paraqit më 26 dhjetor 2024 në Prokurorinë e Posaçme ku qëndroi për 5 orë në kuadër të hetimit pasuror që po kryehet ndaj tij. Sqarimet për këtë çështje Veliaj i dha në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës pasditen e po 26 dhjetorit ku deklaroi së është denoncuar nga një person anonim përmes një kurthi të sajuar. 

    “Kush është ai që mund të çojë dosjen me të dhëna TIMS, me regjistrime, me fatura hotelesh, udhëtimesh fabuloze, një avion fantazëm i 2004-2011-2014  me të cilin ka udhëtuar Veliajt.

    Këto nuk mund ti çojë asnjeri tjetër në Shqipëri, përveç Edi Ramës. Nesti është Edi Rama. Ju garantoj se nga të dhënat që kam unë nga ajo dosje, ajo mund të përpilohet jo nga 1, por nga disa institucione shtetërore së bashku dhe këtë fuqi e ka vetëm kryeministri dhe askush tjetër, asnjë njeri tjetër.

    Është Edi Rama sepse edhe Erion Veliaj dje bën fjalë për politikanët e vjetër, që kur i interesojnë bëjnë sikur mbështesin drejtësinë dhe krenohen me reformën. Po të keni dëgjuar ndonjëherë ju, se njeri tjetër përveç Edi Ramës që krenohet me reformën nuk ka. Dhe për më tepër kur aty bëhet një krahasim që e dekonspiron plotësisht Ramën. Krahasohet procesi i Erion Veliajt me kafetë e Nexhmijë Hoxhës.

    Tani ju nuk e keni të qartë atë kohë dhe nuk keni pse ta keni, por e vërteta është që Nexhmije Hoxhën e burgosi Ramiz Aliaj. Çka do të thotë se, Erion Veliajt, ky shkrimtari i palodhur i Erion Veliajt, me krahasimin që bën me Nexhmijen, i thotë Ramës se njëlloj si Ramizi që arrestoi Nexhmijen ti po arreston Erion Velaijn.

    Të gjitha këto janë pra dëshmi e një luftë të egër brenda llojit e cila po e shndërron në copë, copë, partinë e krimit, partinë e rilindjes, ashtu siç është ajo.

    Me rastin e parë në histori që vidhet 100%, pas inceneratorit, fondet, modeli i vjedhjes 100%. Asnjë pyetje, asnjë fjalë Erion Veliajt. Që të gjitha këto pa përjashtim përgjegjësi direkte e tij. Në vend të Erion Veliajt dhe Edi Ramës servilet Arben Ahmetaj si kokë turku.

    S.G/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Sondazhi i ditës:

      Si ka qene per ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

    Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025