Erion Veliaj feston 32 vjetorin

Erion Veliaj feston 32 vjetorin
TIRANË – Erion Veliaj ka festuar këto ditë 32 vjetorin e lindjes. Data 17 dhjetor ka shënuar një ditë të veçantë në kalendarin personal të Erionit, i cili politikisht shënoi një sukses të ri. Pak javë më parë, anëtarët e Asamblesë Kombëtare votuan për ta emëruar atë si sekretarin për emigracionin pranë Partisë Socialiste.
32 vjeçari ka marrë urime të shumuta në profilet e tij personale Facebook dhe Twitter ku është shumë aktiv sikundër edhe në numrin e tij personal.
Madje në facebook Veliaj ka publikuar edhe foton e tij me tortën surprizë në ditën e lindjes. Datëlindjen politikani i ri e ka festuar në Selanik ku ka marrë pjesë në takimet e kryesocialistit Rama me emigrantët shqiptarë atje.
Me urimet për ditëlindjen e Erionit, bashkohet edhe Shqiptarja.com për suksese të mëtejshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!