Erion Veliaj, kandidat i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropian” për Bashkinë Tiranë, u ka premtuar banorëve të Bërzhitës ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare dhe linjë transporti publik. Në prezantimin e programit për këtë zonë, Veliaj deklaroi se duke votuar numrin 6 më 21 qershor, qytetarët e Tiranës do të votojnë për një kryetar bashkie që shkon në punë dhe i rri punës në kokë.
“Gjëja e parë, do ta mbulojmë Bërzhitën me transport publik sepse sot është e pafalshme që dikush që banon në Bërzhitë duhet të paguajë një faturë të kripur për të zbritur deri në Tiranë. Do të kemi një linjë transporti për Bërzhitën”, tha Veliaj.
Kandidati i majtë, po ashtu premtoi se pas 21 qershorit, bashkia do të përfundojë ujësjellësin në Ibën e Sipërme, te Kafja e Xhafës dhe në Dobresh. Veliaj tha gjithashtu se, do të kryejë investime në infrastrukturën e zonës.
“Për të gjithë ata që banojnë në Pashkashesh dhe në Kllojkë e dinë se rruga është një skandal i vërtetë. Ne nuk mund të kemi zona të izoluara, ku nuk shkon dot një ambulancë, zjarrfikëset, ku askush nuk shkon dot në shkollë apo në punë”, u shpreh ai.
Veliaj u premtoi banorëve të Bërzhitës dhe ndërtimin e një shkolle të re 9-vjeçare, duke qenë se zona ka probleme me mbipopullimin e klasave, njësoj si në Tiranë.
Programi për Bërzhitën:
1. Mbulimi i Bërzhitës me linja Transporti Publik;
2. Rikonstruktojmë digën e Skurranës për të furnizuar me ujë për vaditje fshatrat Ibë e Poshtme, Pëllumbas, Dobresh dhe Bërzhitë.
3. Pastrimi i kanaleve vaditëse në Kllojkë dhe Pëllumbas;
4. Përfundimi i ujësjellësit në Ibë të Sipërme dhe në Dobresh;
5. Përfundimi i rrugës Pashkashesh-Kllojkë;
6. Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare Mihajas;
7. Ndërtimi i një Qendre Shëndetësore në Mihajas;
8. Hapja e rrugës 3.5 km që lidh fshatrat Mihajas-Lugë-Shalqizë-Kus me rrugën nacionale.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO