Erion Veliaj pasardhësi i Ramës në PS?! Bledi Mane bën parashikimin në Repolitix: 2 gratë që mund të jenë surpriza, Rama pëlqen të provokojë

Pas parashikimit që bëri për të gjithë emrat e kabinetit qeveritar, gazetari i njohur Bledi Mane, i ftuar në emisionin Repolitix ka bërë një tjetër parashikim, për 'betejën' e atyre që pretendojnë të zëvendësojnë Edi Ramën në krye të PS-së.

Për Manen Erion Veliaj aty ishte por 2 emra që bëjnë surprizën janë Elisa Spiropali dhe Belinda Balluku.

"Veliaj aty ka qenë por këto të dyja janë risi. Ne e dimë që Rama gjithmonë kërkon të provokojë, sidomos kur bëhet fjala për gratë. Do të ishte historike nëse një grua zgjidhet në kreu të PS-së. Por ajo që më bën përshtypje është se këta po përgatiten për zgjedhjet lokale dhe mandatin e katërt", tha Mane.  

Gazetari Bledi Mane ka 'guxuar' të bëjë parashikimin e tij lidhur me vendimmarrjen e Ramës për ministrat në shtator, jo për një por për të gjithë kabinetin qeveritar duke theksuar se kryeministrin do e “mbysin” gratë.

Lista sipas Bledi Manes: 

-Elisa Spiropali, kryetare kuvendi

-Edi Rama, kryeministër

-Eduart Ndreca, ministër i mbrojtjes

-Olta Xhaçka, zv.kryeministre&ministre e jashtme  

-Romina Kuko, ministre e brendshme

-Anila Denaj, ministre e financave

-Belinda Balluku, ministre e punëve publike&transporteve

-Erion Braçe, ministër bujqësie

-Arben Ahmetaj, ministër rindërtimi dhe zhvillimi rural

-Ogerta Manastirliu, ministre e shëndetësisë

-Ardian Çela, ministër i mjedisit&energjitikës

-Vlora Çitaku, ministre e kulturës&turizmit

-Evis Kushi, ministre e arsimit&sporteve   

-Genta Bungo, ministre e drejtësisë

 

K.T./a.m./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin për dozë të tretë vaksine për personat mbi 60 vjeç?

Komento

Komente

  • Labo: 22/07/2021 15:35

    Fillim i keq pa argumenta prangosen nenpunee zbatues gestapo as qe nuk do kete asnjehere peshq te medhenh ata jane te majte e te djathte dhe mbrojne njeritjetrin ....

    Përgjigju
  • F-35: 22/07/2021 06:58

    Bledi eshte i lezetshem edhe kur flete seriozisht!

    Përgjigju
    • Ufo: 22/07/2021 10:59

      Jo asnje peshk j madh



×

Lajmi i fundit

John

FOTO/ Ivanka Trump me bashkëshortin vizituan këtë verë Shqipërinë, me ta edhe sheiku i PSG