Erioni dhe Arbana, shumë miqëso

Erioni dhe Arbana, shumë miqëso
 Erion Dresa, i cili nuk e preku dot finalen e madhe të Big Brother Albania ka dal një fotografi me moderatoren e këtij spektakli, Arbana Osmani. Të dy kanë dal shumë të qeshur dhe duken shumë miqësor me njëri-tjetrin. Arbana ka veshur një fustan të zi dhe duket shumë në formë. Ndërkaq Erioni është rikthyer përsëri me Elenin ish të dashurën e tij, e cila jeton prej vitesh në Greqi, duke e mbyllur përfundimisht historinë me Klaudjan, ish-konkurrenten e këtij reality show, që në fakt duket sikur nuk nisi asnjëherë. Nga ana tjetër edhe Klaudja ka pohuar se ka një lidhje dhe se është shumë e lumtur më të dashurin e saj. Përvec Arbanës, Erioni ka bërë edhe një fotografi me këngëtaren nga Kosova, Adelina Berisha të cilën e ka postuar në Facebook. Mesa duket Adelina mund të jetë shoqe me Arbërin, apo pse jo edhe një fanse e vet Erionit. 

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën