Erjon Braçe: Koncesioni i Rrugës
së Kombit kosto e paimagjinueshme 

Erjon Braçe: Koncesioni i Rrugës<br />së Kombit kosto e paimagjinueshme 
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, shprehet kundër dhënies me koncesionin të Rrugës së Kombit. Madje, deputeti Braçe ka deklaruar se qeveria mund të marrë një kosto të paimagjinueshme nga ky koncesion. “Koncesioni i rrugës Milot-Morinë, prova unike për qeverinë. (Të paktën për mua është kështu). Koncesioni i rrugës Milot-Morinë është një çështje shumë e madhe!

Për shkak të konotacionit politik; është një çështje e barasvlershme me çështjen e mirënjohur, të hetuar e të pa gjykuar, të ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash. Edhe pse ekonomikisht, në vlerë është shumë më pak, prapëseprapë nuk zbehet aspak nga kjo pikëpamje. Qeveria dhe qeverisja mund të marrë një kosto të paimagjinueshme nga ky koncesion”, thotë Braçe, ndërsa kërkon transparencë. Kryetrari i Komisionit të Ekonomisë ka hedhur gjithashtu dyshime të forta sa i takon këtij koncesioni, i cili ka shkaktuar një valë reagimesh dhe polemikash.

“Ju e dini fare mirë pikëpamjen time për koncesionet në tërësi dhe nuk dua t’i rikthehem atij diskutimi; për një arsye-rrugën e pambaruar dhe tejet të rrezikshme nga Miloti në Morinë. Por, treguesit ekonomik të krahasueshëm të kësaj kontrate, natyrisht që duhen diskutuar hapur, pa fshehur asnjë detaj, patjetër edhe nga pikëpamja ligjore, por edhe nga pikëpamja e barrës për qytetarët. Po lexoj çdo gjë që shkruhet e po dëgjoj çdo gjë që thuhet këto tre ditë, përfshire edhe çfarë thotë Ministria e Transportit. Por dëgjova tani Top Channel që jep detaje të një skandali të madh”, shkruan Braçe. Duke iu referuar treguesve, deputeti socialist tha se nuk lejohet ankimimi kundër vendimit të komisionit nën Ministrinë e Transportit. “Tamam atij që i frikësohesha. Në tregues po e po. Por sipas Top Channel edhe në aspektin e moslejimit të ankimit kundër vendimit të komisionit nën Ministrinë e Transportit. Kjo është e pa tolerueshme”, tha Braçe. 

Kostoja 
Sipas dokumenteve, në 30 vitet e ardhshme, kompania fituese do të arkëtojë në total 596.1 milionë euro nga koncesioni, nga të cilat pjesa dërrmuese do të paguhen drejtpërdrejt nga qytetarët, ndërsa 72.8 milionë euro do të subvencionohen nga buxheti i shtetit. Sipas dokumenteve, kjo shifër është 175.2 milionë euro më e madhe sesa ajo që ka kërkuar konsorciumi i renditur në vendin e dyte, i përbërë nga një grup kompanish shqiptare. Dokumentet tregojnë se, “Vendeka Bilgi” do të marrë më shumë qoftë nga pagesat direkte të qytetarëve, por edhe nga buxheti. Sipas tyre, në 13 vitet që do të subvencionohet rruga, buxheti do t’i paguajë kompanisë turke 72.8 milionë euro, kur kompania e renditur e dyta kishte kërkuar gati 8 milionë euro më pak subvencione.

Procedurat
Edhe procedurat pas tij ngrenë pikëpyetje, sipas TC. Në vendimin numër 634 të Këshillit të Ministrave përcaktohet se, çdo ofertues ka të drejtë të ankimojë tenderin brenda një afati 5-ditor nga data e publikimit të fituesit. Por, edhe pse afati po përfundon, Ministria e Transporteve ende nuk e ka publikuar vendimin zyrtarisht, as në faqen e saj dhe as në atë të Agjencisë së Prokurimeve Publike, duke mos lejuar kështu ankimimin e tij. Përtej këtyre dy pikëpyetjeve, dyshime ngrihen edhe me plotësimin e kritereve teknike. Dy nga kushtet kryesore të tenderit kanë qenë eksperienca e kompanisë në investime të mëdha mbi 20 milionë euro, si dhe administrimi me pagesë i një rruge me gjatësi mbi 60 kilometra. Të dyja këto kushte nuk plotësohen nga kompania fituese, sipas dokumenteve të tenderit.

Redaksia Online 
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv