TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe reagon sërish përmes rrjetit social Facebook duke i rikujtuar Kryeministrit Sali Berisha kërkesën e tij të tre viteve për rindërtimin e përkohshëm të rrugës Lushnje-Berat dhe më pas ndërtimin e autostradës.

"Berisha thotë po po, por asgjë nuk bën konkretisht. Del ulëret në Qeveri për këtë rrugë, dërgon ministrin për një kronikë në TV sa herë publikoj unë foto nga rruga gropa-gropa por e njëjta gropë mbetet, ajo zmadhohet akoma më shumë!", shkruan Braçe.

Ju shpjegova, vijon ai, se paratë e rrugës po bëhen helikopterë që Berisha ta shikoje popullin nga lart e për këtë dështon tenderin, por më e rëndësishmja është se tani buxheti nuk ka para. "Edhe një herë zoti kryeministër të bëj thirrje sepse totalisht ke falimentuar", thotë Braçe.

(Gre.M/kz/Shqiptarja.com)