Erjona Rusi në “Botërori +”: Brazili më i mirë se 4 vite më parë, Neymar të mos bëjë tangërllëk

E ftuara e ditës sot në emisionin “Botërori +” në Report Tv, ishte gazetarja Erjona Rusi, e cila si një tifoze e Brazilit, ka diskutuar lojën e pesë herë kampionëve të botës, madje duke e krahasur me lojën e 4 viteve më parë.

Jam tifoze e Brazilit që e vogël. I kam parë me vëmendje të 3 ndeshjet e Brazilit në grupe dhe më ka pëlqyer, madje mund të them se është më lart se ai i katër viteve më parë.

Ndoshta goli i parë ndaj serbisë mbrëmë ishte pak me fat, por pastaj loja u fut në shinat që donte Brazili. Në momente të veçanta Neymar e tepron me ato tangërllëqet e veta, sa harron se luan në Botëror e jo te PSG. 

Erjona Rusi.

Rusi tha se në këtë kampionat ai nuk është i pakonkurueshëm sepse thuajse çdo ekip e ka afërsisht një Neymar, pra një lojtar shumë të mirë.

Neymar por edhe e gjithe skuadra duhet të kuptojë që nuk luhet me tangërllik se ai por dhe brazilianët e kanë tipike këtë dëshirën për tu dukur. Neymar duhet të kuptojë se këto nuk janë si ndeshjet që ai luan me PSG ku përballet me lojëtarë jo të nivelit të tij, por ky është botërori. Kështuqë nëse ai do që Brazilit ti rikthehet lavdia e dikurshme duhet ta heqë tangërllikun e të luajë mirë.

Erjona Rusi

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt