Erjoni nis ditën e dytë
të gatimit në "Rreze Dielli"
Erjon Bardhi ka nisur ditën e dytë të gatimit në rubrikën “Konkurs Kuzhine” në emisionin Rreze Dielli. Nxënësi Bardhi ka vëzhguar zonjën Tefta në përgatitjen e dy recetave të zgjedhura për ditën e sotme. Si
Erjon Bardhi ka nisur ditën e dytë të gatimit në rubrikën “Konkurs Kuzhine” në emisionin Rreze Dielli.
Nxënësi Bardhi ka vëzhguar zonjën Tefta në përgatitjen e dy recetave të zgjedhura për ditën e sotme.
Si gjithmonë nuk ka munguar fantazia e zonjës Tefta, e cila ka përgatitur dy pjata të shijshme dhe praktike për shikuesit e kësaj rubrike të përditshme.
“Pulë me bizele dhe Kroketë patate” si dhe “Krem Anglez” kanë qenë dy recetat e ditës së sotme.
Erjoni ndërkohë ka ndjekur me vëmendje këshillat e zonjës Tefta.
Ai duhet të memorizojë përbërësit e recetave të përgatitura nga e hëna deri të enjten, pasi ditën e premte do të realizojë i vetëm dy gatime të përzgjedhura rastësisht.
Më pas do të jetë juria ajo që do vlerësojë punën e nxënësit të shkollës së mesme të Hoteleri-Turizmit në bazë të kritereve të përcaktuara.
Në shportën e ushqimeve do të jetë një element kurth, i cili nëse përzgjidhet nga nxënësi e penalizon atë me 20 pikë.
Ky konkurs do të sjellë çdo javë një konkurent të ri, deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në muajin qershor.
Në fund të çdo javë konkurentët do të pajisen me certifikatë si dhe një dhuratë me pajisje elektroshtëpiake për punën e bërë.
Do të jetë nxënësi i vlerësuar me më shumë pikë fituesi i madh i garës së gatimit në televizionin A1 Report.
Receta e parë, Pulë me bizele dhe Kroketë patatePërbërësit:Patate 1.5 kg
Gjalp 30 gr
Vezë 2
Qumësht 2-3 l
Arrë moskat 1 lugë kafeje
Piper i zi 1 lugë kafeje
Receta e dytë, Krem AnglezPërbërësit:Qumësht 500 ml
Vezë 5 të verdha
Sheqer 50 gr
Miell 20 gr
Vanilje
33/5
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
1%
-
Jo
98.8%
-
Nuk e di
0.2%
Vota total: 68080
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni hetimor për koncesionet e shëndetësisë, Vokshi kërkon zëvendësimin e Plarent Ndrecës: E rrëmbyen, bëjmë kallëzim penal
11 Tetor, 10:18
-
La mandatin e deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja shkon sërish sot në SPAK (VIDEO)
11 Tetor, 09:54
-
Fshehu 31 120 paundë në shasinë e furgonit arrestohet 32 vjeçari në Portin e Durrësit, sekuestrohet automjeti, paratë dhe sendet elektroshtëpiake (EMRI)
11 Tetor, 09:51
-
Tiranë/ U kap me 2.1 kg kanabis, arrestohet në flagrancë 31- vjeçari
11 Tetor, 09:25
-
Uragani Milton, shkon në 10 numri i viktimave! Ja pamjet që tregojnë Floridën të rrënuar (VIDEO)
11 Tetor, 09:00
-
Lushnjë/ Shiste doza kokaine në lagje të qytetit, vihet në pranga 39 vjeçari (EMRI)
11 Tetor, 08:53
-
Gripi dhe ftohja këtë sezon, mënyrat më të mira për t'i parandaluar
11 Tetor, 08:35
-
Tiranë/ Kthyen magazinën në shtëpi bari, 7 në pranga, 3 prej tyre punonjës të OSHEE-së (EMRAT)
11 Tetor, 08:24
-
Obama në fushatë për të mbështetur Nënpresidenten Harris
11 Tetor, 08:20
-
Media spanjolle 'El Economista': Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqipërisë
11 Tetor, 08:19
-
Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna
11 Tetor, 08:16
-
Uragani Milton në Florida, 10 viktima! Shtëpi të shkatërruara dhe 3 milionë banesa pa energji elektrike (FOTO+VIDEO)
11 Tetor, 07:58