Erkand Qerimaj akuza shefit të klubit
Vllaznia: “Turp, stërvitemi në hale"

Erkand Qerimaj akuza shefit të klubit<br />Vllaznia: “Turp, stërvitemi në hale
Peshëngritësi i njohur shqiptar, Erkand Qerimaj, fitues i disa medaljeve europiane dhe botërore ka hedhur sërisht akuza drejt shefit të klubit Vllaznia, Mark Kroqit, sa i përket kushteve skandaloze në të cilat stërvitet ai dhe peshëngritësit e tjerë.

Nëprmjet një postimi në Facebook, Qerimaj i drejtohet Kroqit duke i treguar se kushtet të cilat ky i fundit i konsideron tepër të mira janë mjerane dhe kjo është një nga arsyet pse ky klub po shkon drejt shkrirjes.

erkand qerimaj

     ( Statusi i Qerimaj për kushtet e stërvitjeve )

Më herët ai ka patur edhe një debat lidhur me çështjen e anketës së 10 sportistëve me të mirë të Shkodrës ku e sheh si qesharake dhe fyese faktin që nuk është pjesë e saj.

qerimaj
 ( Shkrimi i Qerimaj lidhur me çështjen e anketës "Sportistët më të mirë të 2016")

Peshëngritësi i mirënjohur ka bërë edhe një thirrje në fund të deklaratës së tij duke kërkuar të shpërndahet sa më shumë ky skandal në mënyrë që ky sport elitar të mos shkojë drejt shkatërrimit.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në