Ermal Kuqo mbështet Erion Veliajn:
Tirana meriton më shumë, unë i besoj

Ermal Kuqo mbështet Erion Veliajn:<br />Tirana meriton më shumë, unë i besoj
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të basketbollit, Ermal Kuqo, shpreh hapur mbështetjen e tij për kandidaturën e Erion Veliajt për kryetar të Bashkisë së Tiranës. I angazhuar në aktivitetin e tij sportiv me një nga skudrat më të mira të bashketbollit në Turqi, Kuqo ka gjetur kohën që të publikoi në faqen e tij në rrjetin social, Twitter, videon ku kandidati i mazhorancës Erion Veliaj shpjegon platformën dhe vizionin e tij për Tiranën dhe pse kryeqytetit i duhet një ekip energjik që punon 24 orë në ditë në 7 ditë të javës. Videon Kuqo e shoqëron edhe me një koment, ku thekson se kryeqytetit i duhet më shumë sesa ka parë këto 4 vitet e fundit dhe për këtë ai ka nevojë për ndryshim.

“Tirana meriton më shumë se sa ç'ka parë 4 vitet e fundit. Për këtë ndryshim unë i besoj vetëm një emri”, - shkruan basketbollisti i njohur shqiptar Ermal Kuqo në Twitter. Kuqo është një nga basketbollistët më të mëdhenjë që ka nxjerrë vendi ynë, duke luajtur në nivelet më të larta të baskebollit europian dhe botëror, me skuadra të njohura sllovene, kroate, spanjolle, dhe turke. Ai ka lujatur në nivelet më të larta me skudrën kombëtare turke, ndërsa prej 2010 ka qenë kapiten i skuadrës tonë kombëtare të basketbollit. Kjo nuk është hera e parë që njerëz të sportit, artit dhe kulturës kanë shprehur hapur mbështetjen për kandidaturën e Veliajt.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë