Aktori i humorit, Ermal Mamaqi, është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku nuk kursen batutat dhe ironitë me emrat e njohur të show-bizit shqiptar. Pas ironisë me Luana Vjollcën, ironisë së Ermalit nuk i ka shpëtuar as këngëtarja Beatrix Ramosaj.

Kjo e fundit ka publikuar një foto me një shoqe në ‘Instagram’, ku ka shkruar se të tjerët ‘nuk mund të ulen me ta’. Në postimin e saj vihet re komenti i Ermal Mamaqit, i cili ia ka kthyer me shaka ‘ok, po ik në një lokal tjetër’.

ermali
(Postimi i Beatris Ramosaj dhe komenti i Ermal Mamaqit)

d.c./shqiptarja.com