Ermal Mamaqi në krah të Veliajt më 14 Maj: Me lalin, ndryshimi në Tiranë është i prekshëm kudo; Shoh te ai vizionin dhe vullnetin për të punuar

Ermal Mamaqi në krah të Veliajt më 14 Maj: Me lalin, ndryshimi në Tiranë është i prekshëm kudo; Shoh te ai vizionin dhe vullnetin për të punuar

Në prag të zgjedhjeve të 14 majit, aktori dhe producenti i njohur Ermaq Mamaqi shpreh mbështetjen për kryebashkiakun Erion Veliaj. Përmes një videomesazhi, ku shfaqen edhe pamje nga transformimi I shpejtë i Tiranës gjatë këtyre tetë viteve, Mamaqi thekson se me Veliaj ky ndryshim është bërë i prekshëm në çdo rrugicë dhe cep të qytetit.

“Thonë se njerëzit këtu në Tiranë janë dembelë, po largohen dhe nuk duan të punojnë. Ndërsa unë them se çdo njeri zgjedh të shohë atë që do. Tirana është e mbushur plot me njerëz të rinj energjik që e duan ndryshimin. Me Lalin në krye ky ndryshim është bërë i prekshëm në çdo rrugicë dhe cep të qytetit. Kjo është lagjja ime. Vendi ku unë jam rritur dhe e kam parë se si ka ndryshuar”, shprehet Mamaqi.

Ermaq Mamaqi, dikur një mbështetës I Partisë Demokratike, nënvizon se i beson vizionit të Veliajt, pasoi ka treguar vullnetin për ta bërë Tiranën një vend më të bukur për brezat që vijnë. 

“Erioni ka ditur t’i bëjë bashkë  njerëzit për arritjen e qëllimeve. Në Tiranë ruaj kujtimet më të bukura, prandaj për mua ka shumë rëndësi që ajo të jetë në duar të sigurta. Erion, i besojmë vizionit tënd, pasi shoh vullnetin për ta bërë këtë vend më të bukur dhe me më shumë mundësi për brezat që vijnë. Me Lalin, për Tiranën”, deklaron Mamaqi.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja