Ermal Mamaqi poston për herë
të parë foto të Joelit

Ermal Mamaqi poston për herë<br />të parë foto të Joelit
Joeli i vogël i ardhur në jetë vetëm tre muaj më parë është padyshim dhurata më e çmuar për çiftin e njohur Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska.

Ermali, i cili ka një faqe zyrtare në Facebook dhe është tepër aktiv ka postuar për herë të parë një foto ku ekspozon djalin e tij.

Një foto bardh e zi, e cila përcjell shumë dashuri.

ermal mamaqi

Të dy prindërit po vështrojnë djalin e tyre të vogël, ndërkohë që Ermali e mban në duar.

Janë mbi 55 mijë pëlqime në foto si dhe komente pa fund, të cilat tregojnë qartë dhe popullaritetin dhe impaktin që ka Ermali tek publiku.

“Faleminderit Zot” janë fjalët të cilët shoqërojnë foton, ku djalit duket i shëndetshëm.

Ajo që vihet re në foto, e specifikuar edhe nga fansat në komente është ngjashmëria e të voglit me babin e tij, sidomos tek flokët e shpeshtë.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas