Ermal Mamaqi, tani
humorin e sjell me muzikë!
Ermal Mamaqi ka sjellë së fundmi klipin e tij më të ri në bashkëpunim më Dr. Florin “Do të vij të dielën”. Klipi deri tani është pritur mjaft mirë nga fansat dhe nga Shqipëria e Mesme ku ishin fokusuar vitin e kaluar me “Ku ka si Tirona”, tani dy këngëtarët kanë
Ermal Mamaqi ka sjellë së fundmi klipin e tij më të ri në bashkëpunim më Dr. Florin “Do të vij të dielën”. Klipi deri tani është pritur mjaft mirë nga fansat dhe nga Shqipëria e Mesme ku ishin fokusuar vitin e kaluar me “Ku ka si Tirona”, tani dy këngëtarët kanë zbritur më në jug duke sjellë traditën polifonike më “in” aq më tepër që tani është një periudhë dasmash.
Madje shumë shpejt pritet që ata të dy të bëjnë një këngë me motive nga veriu i Shqipërisë. Xhirimet e klipit janë bërë në fshatin Vuno dhe në të shihet Ermali në rolin e djalit të dashuruar, ndërsa Bora Zemani në rolin e vajzës, e cila duhet të marrë leje nga familja për të takuar djalin.
Madje pa u martuar as një puthje nuk mund të shkëmbejnë me njëri-tjetrin. Ndërkohë këngëtari dhe aktori, Mamaqi së fundmi ka hapur edhe një studio produksioni në të cilën bashkëpunon me Dr. Florin, Edlir Begollin, Pirro Çakon etj. Ajo që vihet re dhe që kemi mësuar është se Ermali edhe pse ka ikur nga Apartamenti 2XL do të vazhdojë të bëj humor, por jo në skenë por me anë të klipeve të tij.
Këtë ai e ka shprehur shpesh edhe me shaka në tavolina me miqtë e tij, se humorin mund ta sjell po aq mirë në klipe sa edhe në skenë. Ndërsa karriera po shkon më së miri, e tillë është edhe jeta private e Ermalit. Ai shumë shpejt pritet të bëhet baba dhe të dy me Amin janë mjaft të lumtur për këtë ndryshim të rëndësishëm që po ndodh në jetën e tyre.
Redaksia Online(J.H/xh.k/shqiptarja.com)
33/3
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
1%
-
Jo
98.8%
-
Nuk e di
0.2%
Vota total: 68079
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
La mandatin e deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja shkon sërish sot në SPAK (VIDEO)
11 Tetor, 09:54
-
Fshehu 31 120 paundë në shasinë e furgonit arrestohet 32 vjeçari në Portin e Durrësit, sekuestrohet automjeti, paratë dhe sendet elektroshtëpiake (EMRI)
11 Tetor, 09:51
-
Tiranë/ U kap me 2.1 kg kanabis, arrestohet në flagrancë 31- vjeçari
11 Tetor, 09:25
-
Uragani Milton, shkon në 10 numri i viktimave! Ja pamjet që tregojnë Floridën të rrënuar (VIDEO)
11 Tetor, 09:00
-
Lushnjë/ Shiste doza kokaine në lagje të qytetit, vihet në pranga 39 vjeçari (EMRI)
11 Tetor, 08:53
-
Gripi dhe ftohja këtë sezon, mënyrat më të mira për t'i parandaluar
11 Tetor, 08:35
-
Tiranë/ Kthyen magazinën në shtëpi bari, 7 në pranga, 3 prej tyre punonjës të OSHEE-së (EMRAT)
11 Tetor, 08:24
-
Obama në fushatë për të mbështetur Nënpresidenten Harris
11 Tetor, 08:20
-
Media spanjolle 'El Economista': Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqipërisë
11 Tetor, 08:19
-
Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna
11 Tetor, 08:16
-
Uragani Milton në Florida, 10 viktima! Shtëpi të shkatërruara dhe 3 milionë banesa pa energji elektrike (FOTO+VIDEO)
11 Tetor, 07:58
-
Reshje shiu në të gjithë vendin, si parashikohet moti sot
11 Tetor, 07:33