Ermali, foto me 17-vjeçarin e vrarë:
"Mund të isha unë në vend të tij"

Ermali, foto me 17-vjeçarin e vrarë:<br />"Mund të isha unë në vend të tij"
Krimet e shumta kohët e fundit kanë prekur jo vetëm opinionin publik, po duket se ka edhe një reagim  të  shtuar të personazheve publikë.

Ermal Mamaqi i ka dedikuar një lamtumirë personale 17 vjeçarit të vrarë në Vlorë marrë shkas nga një foto e bërë rreth 7 muaj më parë, ku viktima shihet si fans krah Ermalit. 

“Nga statusi që botova dje më erdhi inbox kjo foto. Një foto që nuk e mbaja mend që ishte bërë. Është Serdi. Njëri nga 3 viktimat e ngjarjes së Vlorës. Kjo foto është bërë para 7 muajsh. Më bëri të mendoj... para 7 muajsh asnjëri nga ne të dy nuk e dinte që njëri nga ne të dy do vritej pa shkak dhe pa faj.

ermal mamaqi

Më bëri të mendoj se sa e brishtë është jeta dhe sa e panjohur është e ardhmja dhe fati i gjithësecilit. Më bëri të mendoj se sa herë kam ndjerë mungesën e dikujt që nuk e kam vlerësuar atëherë kur e kam pasur pranë...

Më bëri të mendoj që mund të isha unë në vend të Serdit... Dhe kështu...ngushëllimi i vetëm që na vjen ne dhe familjeve të tyre është mendimi dhe besimi se ata të 3 tani janë në një jetë më të mirë se kjo në tokë. Po e mbyll me një mesazh për të gjithë ju:

Nuk është asnjëherë vonë për t’i kthyer sytë nga Zoti! Lamtumirë Serdi!!!”, ky është mesazhi i gjatë i Ermalit, i cili ka prekur shumë njerëz.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët