Ermali nuk zë mend! Pas sherrit me Rudinën bën gjestin që nuk pritej

Ermali nuk zë mend! Pas sherrit me Rudinën bën gjestin që nuk pritej

Dy moderatorët Rudina Magjistari dhe Ermal Mamaqi

Moderatori Ermal Mamaqi nuk zë mend! Edhe pse u cilësua si mollë sherri mes Tunës dhe Rudinës, ai përsëri nuk e ka hequr rubrikën “Pyetja nga Rudina”, ku i pyet të gjithë të ftuarit nëse do shkojnë tek kolegia e tij, Magjistari. Por ka bërë një ndryshim të vogël. Mbrëmjen e kaluar teksa të ftuar kishte këngëtaren Çiljeta, Mamaqi e pyeti: “Do shkosh te hë hë hë hë.“

Çiljeta sigurisht që pranoi, pasi ka një marrëdhënie mjaft të mirë me moderatoren. “Ishte pyetja, e dini vetë ju,”- tha Ermali duke mos i përmendur emrin Rudinës.

Se dimë si e ka pritur moderatorja këtë ndryshim por kujtojmë se javën e kaluar, kur e ftuar në “Xing me Ermalin”, ishte Tuna ndodhi një incident pikërisht me këtë rubrikë të veçantë. Këngëtarja iu përgjigj rubrikës së “Pyetje nga Rudina”, duke thënë se nuk do të shkonte asnjëherë tek emisioni “Rudina”.

Mirëpo Magjistari vendosi t’i përgjigjej jo vetëm Tunës, të cilën e cilësoi të paedukatë, por edhe moderatorit Ermal Mamaqi duke e pyetur nëse e donte dhe ai një shkrim. Ndoshta keni pritur që si pasojë e kësaj ‘zhurme’ Ermali ta eliminonte këtë rubrikë nga emisioni i tij por nuk nuk ndodhi kështu.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë