Ermir Lenjani dështon në Francë
trajneri i Rene: Mund të largohet 

Ermir Lenjani dështon në Francë<br />trajneri i Rene: Mund të largohet 
Mbyllet më shpejt nga se pritej aventura e Ermir Lenjanit te Rene në kampionatin francez të futbollit. Ka qenë vetë trajneri i ekipit të Rene, Rennes Philip Montanier që ka folur hapur për besimin që ka te shqiptari dhe të ardhmen e tij.

“Unë e di që ai është një futbollist i kombëtares dhe i duhen minuta, por me afrimin e Bal nuk mund të garantoj formacionin e parë për Lenjanin. Në këtë mënyrë ai mund edhe të largohet gjatë këtij afati kalimtar të verës”, është shprehur trajneri i skuadrës franceze.

Lenjani është paraqitur ndryshe nga ndeshjet me kombëtaren në Francë, pasi nuk ka gjetur shumë hapësirë për të spikatur. Dështimi në Francë mund ta shtyjë lojtarin të mendojnë rikthimin në Zvicër, ose në Itali.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën