Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, ka shënuar golin e tretë me Sion këtë sezon, por i sotmi duket ka pasur më shumë vlerë. Ndeshja mes Sionit dhe Thun në Superligën e Zvicrës është mbyllur me rezultatin e thellë 7-2.
Sion ndryshon pozicionet e ekipeve, pasi është ngjitur në vendin e 9-të, ndërkohë që Thun ka zbritur në vendin e fundit. Emir Lenjani ka qenë autor i golit të katërt për Sion, ndërkohë që ka shënuar edhe Kasami me anë të një penalltie.
 

d.gj/ Shqiptarja.com