Ermonela Jaho e para shqiptare
 që fiton OSCAR-in e Operas

Ermonela Jaho e para shqiptare<br /> që fiton OSCAR-in e Operas
Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho është shpallur fituese e International Opera Awards. Sopranoja me famë botërore ishte e nominuar në kategorinë  Reader`s Award, dhe arriti të triumfonte mes shumë figurave të shquara të artiti rus dhe latin.

Me votat e marra nga e gjithë bota, Ermonela Jaho u kurorëzua si fituesja e International Opera Awards. Ky çmim, që mund të quhet si “Oscar”-i i Operës Botërore, i është dhënë yllit shqiptar të muzikës operistike, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të zhvilluar mbrëmjen e së dielës në Teatrin Savoy të Londrës.

Lajmi për fitoren e Ermonela Jahos është bërë me dije nga faqja zyrtare e International Opera Awards në Twitter, ku thuhet se fituesja e vitit 2016, është sopranoja e njohur shqiptare.

“Çmimi i Publikut në Opera Awards 2016 është, e jashtëzakonshmja Ermonela Jaho”, shkruan The Opera Awards.

Ajo mposhti konkurrencën e fort të yjeve si: Danielle De Niese, Joyce Di Donato, Michael Fabiano, Gerald Finley, Juan Diego Flórez, Dmitri Hvorostovsky dhe Eva-Maria Westbroek.

Me rastin e ndarjes së çmimeve Ermonela Jaho interpretoi “Un Bel Di” nga Madama Butterfly. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave