Një fotografi e postuar pak orë më parë nga “Gran Teatre dei Liceu” të Barcelonës, e shfaq sopranon e njohur shqiptare Ermonela Jaho rrëzëllitëse e duke pozuar me çiftin mbretëror të Spanjës, Letizia dhe Filip.
Këtë të shtunë ky teatër ka nisur sezonin digjital ku përfshin ceremoni, intervista e momente backstage nga artistë të njohur. Kjo dalje, vjen edhe si shenjë rekuperimi shëndetësor e sopranos, pas dy koncerteve të anuluar rishtazi në Oviedo dhe Bilbao. Në këtë rast, mediet e kishin cilësuar artisten shqiptare si një prej zërave operistikë më të kërkuar nga publiku vendas.
Jaho mes një kalendari të ngjeshur do të jetë në Operan e Barcelonës “Liceu” me veprën e Puçinit “Suor Angelica” në 27 dhe 29 nëntor si dhe më datat 1,3,5,7,9,11,12,13,15 dhjetor.