Sopranoja e shqiptare Ermonela Jaho me rolin e “Ço Ço Sanit” në operën “Madama Butterfly” që u dha këto ditë në “The Met Opera” në New York ka rrëmbyer, jo vetëm zemrën e publikut, por edhe të penave më të holla të kritikës botërore. Ndërsa “Madame Butterfly” dhe Ermonela Jaho do të ngjiten sërish në skenën e New Yorkut nga datat 8, 13, 16 mars në Met Opera, kritiku i njohur i operës Robert Levine ka dhënë vlerësime të jashtëzakonshme për soprano shqiptare.
/Shqiptarja.com
Ai nuk është druajtur të cilësojë si mediocre edhe produksionin e të famshmit Anthony Minghella, fitues i çmimit Oscar.
Levine ka barë dallime speciale dhe krahasime me yje të papërsërishme të operës botërore. Levine thekson se “Jaho të mahnit me zërin e saj të ëmbël”. Interpretimi i saj i fortë dhe i bukur e ka bërë publikun njujorkez të shpërthejë në duartrokitje të gjata e të ngrohta.



d.gj/ Shqiptarja.com












