Ermonela Jaho 'ndez' zemrën e 'Royal Opera House' në Londër

Nga Valeria Dedaj
Edhe njëherë Traviata. Edhe një herë Ermonela Jaho. Pas Parisit, në Londër. Një artiste që nuk di të ndalet me interpretimet e saj rrëngjethës. Pas interpretimit të Ermonela Jahos, në Royal Opera House, duke publikuar një video të sopranos shqiptare gjatë interpretimit do të deklaronte: “Kjo është prova se opera është forma më e fundit e artit. Thirrja emocionale e Ermonela Jahos, pasi dha 100% nga vetja në transmetimin live të “La traviata-s” në kinematë tona”.

Performanca e saj është unike, e pangatërrueshme me atë të njerëzve të tjerë të së shkuarës apo së tashmes. Ndërton dhe interpreton një personazh që është dhe do të mbetet i saji. Çelësi i saj interpretues është i përbërë nga klasi, ndjenja, sensacioni akut i dhimbjes, që shoqërohet nga elegance e lëvizjes të një trupi që duket sikur është i pushtuar nga muzika. 

Ashtu siç kritika nënvizon, ndihet në performancën e saj frekuentimi i repertorit të belcanto-s, që rrëmben të pranishmit në sallë e që i bëjnë të fluturojnë në këngën e saj. Pastaj, lëvizjet e saj në skenë me karizmën e një aktoreje të konsumuar, por Jaho është më shumë se një aktore, është personazhi që merr jetë dhe formë.

“La Traviata”-s e Verdit u drejtua nga Antonello Mancorda, si dhe përfshiu një nga personazhet më të dashur të Royal Operla, Placido Domingon. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lymi Tutit: 03/02/2019 00:14

    Lajmi shume i mire,por komenti ne video,teper skandaloz edhe nga pikepamja gjuhesore....Aspak mire per nivelin e gazetes.Lymi Tutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri