Studentët e arteve nuk shfaqin interes! Ermonela Jaho, për katër ditë në “Opera” me masterclass: Detyrim moral, teatrin do ta bëjmë ne!

TIRANË“Teatrin nuk do të na e bëjnë të huajt, nuk do ta bëj askush tjetër përveç nesh”, shprehet Ermonela Jaho këtë të hënë prej Teatrit të Operas.

Prej sukseseve të para e deri më sot, kur zëri e performanca e saj bëhen kryetemë e skenave më prestigjioze, Ermonela Jaho ka vendosur, që lidhjet me rrënjët t’i ruajë të forta...

“Shkolla jonë të jep diçka, mua më ka dhënë diçka... Më vonë unë e kam mësuar me luftë, torturë e sakrificë të madhe, kam dalë jashtë ta marr. Këtë eksperiencë është detyrimi ynë si artist të rritur këtu, që ta sjellim këtu”, shprehet sopranoja Ermonela Jaho.

Shqipërinë e ka bashkëngjitur me emrin e saj kudo që prezantohet në botë, e prej eksperiencës ndërkombëtare i përçon prej 14 prillit artistëve të rinj të muzikës klasike leksione të vyera në masterclass edhe përtej kantos në Opera. Së bashku me drejtoren e Teatrit, po punojnë që Akademia Teatrale të kthehet në traditë....

“Qëllimi është që në bazë të kalendarit të përgatiten këta artistë të rinj shqiptarë dhe rolet në operat që ne do të programojmë të jenë këngëtarët shqiptarë”, shprehet Jaho.

Ndjen keqardhje sopranoja, që ftesës së hapur i janë përgjigjur një grusht artistësh shqiptarë kryesisht nga Diaspora e Kosova, në një kohë që kudo shkon sallën e gjen të tejmbushur... Shpreson që shkas të mos jetë presioni i dikurshëm i pedagogëve a kolegëve, me të cilin vetë është përballur dikur.

“7-8 veta kanë ardhur nga vajzat, por është ajo dashuria për të bërë diçka për ta. Sepse të jesh artist sot është e vështirë, të bësh jetesën me art është e vështirë. Duhet ta duash, duhet të jetë një terapi, një katharsis... një nevojë shpirtërore”, shprehet më tej sopranoja.

Por, rrëfen se në trajnim të rinjtë i ka trajtuar si kolegë, e përveçse u ka zbuluar disa prej sekreteve që fshihen në komponentët e një opere, prej zërit tek grimi, edhe ka marrë prej tyre emocione të forta...

“Jam përlotur prej një nga pjesëmarrësve nga Peja që vinte nga mëngjesi deri në darkë... dhe thashë ka ende shpresë! Sigurisht që edhe përgjegjësia ime është e madhe sepse nuk ka rëndësi ku këndova dje, kush më duartrokiti, por çfarë do të lë dhe çfarë po bëj tani...”, thotë më tej Jaho.

Flet me energji e pasion për të ardhmen e Teatrit të Operas, për të cilin ndjen përgjegjësi morale që të kontribuojë, si artiste që e ka një as nën mëngë, atdhetare, por edhe anëtare e bordit të Teatrit...

“Gur-gur të ndërtojmë diçka për këta talente, t’u japim shpresën sepse nuk kanë përse largohen”, shprehet Jaho.

Për të njëjtën grintë, flasin në këto kohë edhe mediet ndërkombëtare, teksa vënë theksin tek performancat impresionuese të Jahos, që shkojnë përtej zërit...

“Nuk e kam bërë asnjëherë për famë, por është një ushqim shpirtëror. Sidmos kur rritesh në një ambient me shumë paragjykime, në njëfarë mënyre më është bërë një lloj mënyre për të thënë se pavarësisht paragjykimeve të botës ne vlejmë, unë vlej!”, thotë Jaho.

Premton se në tetor do të rikthehet sërish me Akademinë Teatrale, dhe se do t’i përgjigjet pozitivisht dëshirës së publikut shqiptarë për ta parë të performojë në këtë skenë....

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • geni: 18/04/2023 14:43

    lodhesh kot moj zonje, ne ket vend nuk i don njeri te aftet...

    Përgjigju
  • Big bardhi: 17/04/2023 17:50

    Ne fakt Po nuk u fute ne big bardhoku nuk ka Art lol

    Përgjigju
  • Lui: 17/04/2023 16:19

    Normal qe nuk do vijne studente nga artet sepse per aq kohe sa do japin mesim njerez me integritet te ulet profesional, ky nivel dhe ky mosinteresim do jete. Jep mesim Kastriot Tusha qe ka mbi 20 vjet qe kendon vetem kenge popullore dhe kenge napoletane. Biles dhe titullin "Mjeshter i Madh", me keto kenge e ka marre. Jep gjithashtu dhe Jonida Maliqi kanto, ndoshta nuk jep me, por keshtu kam degjuar. Jonida Maliqi qe nuk ka kenduar nje arie ne jeten e saj, dhe mos flasim per nje opera te plote.

    Përgjigju
    • @Lui: 18/04/2023 00:50

      Ke shume te drejte. Nje analogji me kete qe thua vjen nga fakulteti i mjekesise, ku japin mesim vetem ata me "mbiemer" dhe ata qe realisht perpiqen pafund dhe dalin ekselent, largohen jashte dhe sduan te shohin me as deren e universitetit shqiptar. Dalin padtaj si te pikelluar ne media qe pse largohen mjeket. Pikerisht per keta vemje qe kane kapur fakultetin e mjekesise dhe spitalet. Shpresa vritet qe ne ngjizje te profesionit, ska nevoje te rrish me shume ne shqiperi ta kuptosh se me cfare krokodilesh ke te besh.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?