Ermonela Jaho rikthehet në
shkurt me premierë në Tiranë

Ermonela Jaho rikthehet në<br />shkurt me premierë në Tiranë
TIRANE- Ilir Kerni, Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, ka deklaruar dje se është munduar të shtojë repertorin e Teatrit, ndërkohë që është vënë vetë në linjë të parë në punë krahas emrave të artistëve të huaj. Ndërsa ka vendosur që sot të prezantojë edhe kalendarin e plotë artistik për sezonin, Kerni  na bënë të ditur se “ky sezon do të përfshijë “disa nga shfaqjet të cilat tashmë i përkasin repertorit tonë siç janë baleti “Coppelia”, “Ballo e Diplomës”, “La Stravaganza”, dhe baleti më i fundit, i cili mbylli edhe vitin 2014, “Risveglio Dell’Umanita”.

Drejtuesit e TKOB-it shprehin bindjen se punojnë “për të pasur një teatër të hapur për të gjithë”. Për 2015-n duket se ka një kalendar shumë të pasur me premiera, ku nuk mungojnë risitë dhe surprizat. Do të rikthehen artistë të talentuar që kanë bërë karrierë në skenat botërore. E para do të jetë sopranoja e madhe Ermonela Jaho.

Ajo ka performuar me sukses në shumë opera të botës, duke përfshirë Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera në Nju Jork, Berliner Statsoper, në Paris, në Filadelfia, në Operan e Marsejës, në Verona, Trieste, etj. Me Ermonela Jahon do të rikthehet nw shkurt edhe një emër i njohur shqiptar në skenat botërore, baritoni Gezim Myshketa. Zëri i tij i vecantë është vleërsuar edhe nga mediat franceze ndër të tjera.
 
Orkestrantët, jo më në gropë
Një nga risitë më të mëdha sipas drejtuesve të TKOB-it konsiderohet “largimi nga koncepti i “orkestrantit mbrapa kuintave” dhe sjellja e tij në skenë si solist koncertist për të qenë protagonist unik”. Kështu, për të gjithë dashamirësit e muzikës klasike, vjen një cikël shfaqjesh të titulluara “Klasikët në Opera” i cili do të sjellë kompozitorët më të njohur të rrymës klasike si Hyden, Bach, Mozart, Alessandro Rolla (i cili do të jetë një premierë absolute) etj, në disa koncerte që do të nisin në muajin Janar dhe do të vazhdojnë përgjatë gjithë vitit, të cilët do të interpretohen nga solistët e orkestrantët e TKOB.

“Muzika e bukur klasike do të vijë e interpretuar nga instrumentistë të talentuar si Jonian Kadesha, i cili në fund të janarit do të interpretojë bashkë me orkestrën e TKOB Simfoninë e 5-të të Čajkovskij dhe pjesë nga Jean Sibelius”, na bëjnë të ditur nga drejtoria artistike, ku na zbulojnë edhe surprizat.

“Për ata që duan më shumë Operën, do të kemi dy surpriza të bukura këtë sezon, janë dy premiera: Në muajin Shkurt do të vendosen në skenë dy opera të Tritikut nga Puccini, “Suor Angelica” dhe “Giani Schicci” me pjesëmarrjen e veçantë të sopranos Ermonela Jaho dhe baritonit Gëzim Myshketa dhe në muajin Mars do të vendoset në skenë Opera “Le nozze di Figaro” e Mozart me pjesëmarrjen e sopranos Oriana Kurteshi.
 
Kerni do të ngjis në skenë “La Sylphide”
Në kalendarin e 2015-s, i cili do të deklarohet sot i plotë në një konferencë për shtyp nga drejtuesit e TKOB për mediat nuk do të mungojnë as premierat e baletit. Në muajin Mars do të vendoset në skenë Baleti “La Sylphide” me koreografi të vetë drejtorit të TKOB Ilir Kerni-t. Ansambli popullor do të ketë një seri shfaqjesh, të cilat do të sjellin në skenë vallet dhe këngët e bukura popullore të të gjithë krahinave shqiptare, të interpretuara nga trupa e Ansamblit tonë popullor.

Muaji Mars i cili sjell edhe ditën e verës do të sjellë për publikun dy koncerte, një me rastin e ditës së verës që do të jepet edhe në Elbasan dhe I dyti me titull “Pranverë 2015”. Sezonin e kaluar është hapur projekti Koreolabus, i cili fton të gjithë koreografët e balerinët shqiptarë, të performojnë kreativitetin e tyre.  “Ky vizion do të përhapet këtë vit në të gjitha zhanret e artit të TKOB.

“Të rinjtë në Opera” do të kenë Galanë e tyre në 15 Janar 2015 dhe janë hapur tashmë audicionet që ata të marrin pjesë edhe në Operat që do të vendosen në skenë përgjatë vitit. Edhe kompozitorët e rinj do të kenë hapësirën e tyre në këtë sezon në një koncert që do të sjellë në fund të shkurtit muzikën shqiptare në Opera”, thuhet në deklaratën e TKOB-it për shtyp”.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës