Ermonela Jaho:Shqipëria ka talente
por janë të papërgatitur teknikisht 

Ermonela Jaho:Shqipëria ka talente<br />por janë të papërgatitur teknikisht 
Ermonela Jaho prej dy ditësh po vijon kursin e specializimit të artistëve të rinj në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Ndërsa bashkëpunimi me artistët e rinj do të vijojë deri më 18 tetor, sopranoja Ermonela Jaho ka folur për median sot në një konferencë për shtyp, ku ishin të pranishëm Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, drejtori i TKOB Iliir Kerni, Anxhelo  Gabrielli, Elda Laro, Paolo Andreoti, etj.
 
“Personalisht mendoj se ka qenë një hap i madh që ka bërë TKOB që fton artistët nga jashtë”, tha Ermonela Jaho duke u shprehur më tej se “Shqipëria ka talente, por nevojat e artistëve janë të mëdha. Sa i përket vlerave e vërteta profesionale ata kanë shumë për të bërë”.
 
Jaho e cila sapo është kthyer nga sukseset e premierave në operën e Parisit e në skenat e tjera boëtrore, shtoi ndër të tjera se “artistët e rinj nga ana teknike lënë shumë për të dëshiruar. Pedagogët japin ndihmë, por jo 100 për qind”. Jaho duke e krahasuar talentin me një bimë që do përkujdesje u shpreh se shkëmbimi i përvojave ka një rëndësi të madhe në jetën e artistit dhe talenti kërkon shumë punë e mund që “të lulëzojë”.
 
Për Ermonela Jahon kjo nevojë që siç tha vet e ka ndjerë në rininë e saj ka qenë një nga shtysat që ajo të linte për pak kohë pas dore projektet e premierave në skenat botërore dhe t’i kthehet atdheut të saj për t’u shërbyer për pak kohë talenteve të reja, zërin e të cilëve ajo e çmon shumë.




Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!