Ernest Muçi, një copëz Shqipërie mes Varshavës!

Ernest Muçi, një copëz Shqipërie mes Varshavës!

Ernest Muçi duke shënuar në Poloni

Vetëm 500 mijë euro pagoi Legia e Varshavës për të bërë të vetin Ernest Muçin në 23 shkurt 2021, duke e blerë nga Tirana. 20 vjeç asokohe, pesha mbi supet e sulmuesit u shtua, teksa detyra e tij ishte për të treguar cilësitë në një kampionat të fortë ku gara sportive nuk ishte gjëja e vetme që djaloshi do duhet të kapërcente.

Jeta në Poloni larg familjes, njerëz të rinj, gjuhë dhe mentalitet tjetër apo edhe një kampionat i fortë dhe fizik ishin disa nga problemet që Muçin duket se e "mbytën" në fillim. "Messi i Ballkanit", kështu e cilësoi trajneri Czeslaw Michniewicz që i besoi minutat e parë në fushë, duke bërë që tifozët të mrekulloheshin nga prekjet fine të Muçit.

Në ekipin më të titulluar në Poloni dhe një nga të njohurit në Evropë, Muçi me talentin dhe punën e tij fitoi një fanellë titullari, duke iu besuar minuta në një sezon që Legia e mbylli në vendin e parë. Në gjashtë ndeshje dhe vetëm 233 minuta në sezonin e parë, Muçi nuk mundi të shpaloste gjithë talentin dhe grintën para portës.

Sezoni pasues, i pari për të i plotë me Legian ishte i mbushur me vështirësi për klubin, që pa të mbyllte edicionin duke mbijetuar mes më të mirave, ndërsa Europa ishte larg. Megjithë pritshmëritë më të mëdha, Muçi shënoi pesë gola në sezonin e dytë, ndërsa bëri mirë edhe në kualifikueset evropiane. Një sezon më pas, Muçi rriti performancën duke shënuar gjashtë gola në 32 paraqitje (1.947 minuta), teksa dhuroi edhe shtatë asiste duke luajtur si sulmues i dytë.

Sezoni i shkuar ishte më i mirë për shqiptarin, që fitoi edhe një vend në ekipin kombëtar A të Shqipërisë, duke luajtur deri në këto momente katër ndeshje dhe shënuar një gol. Mbrëmja e 3 shtatorit 2023 solli sërish në vëmendje 22-vjeçarin, që falë dopietës në kampionat i dha tri pikë Legias në shtëpi, duke mundur 3-1 Widzew Lodz përpara tifozëve në Varshavë.

Deçiziv në ndeshjen e pestë në kampionat, Muçi ia doli të tundte rrjetën me dy realizime fantastike. Veç golave në Conference League, aty ku Legia edhe falë shqiptarit ia doli të merrte një biletë për në grupe, Muçi është rikthyer i fortë në kampionat, duke dërguar të tijtë te tri pikët, për një sezon që shihen si pretendentë për të rikthyer titullin kampion pas dy vitesh mungesë.

Sfida e radhës për Muçin është bindja e trajnerit të Kombëtares për një vend titullari te kuqezinjtë. Sylvinho është në "hall" të madh pasi fundjavën që lamë pas Muçi, Cikalleshi dhe Seferi gjetën rrugën e rrjetës, ndërsa Asani, Uzuni, Muja dhe Daku kanë treguar një formë të mirë javën e fundit. Do jetë braziliani që do vendosë për titullarët në dy ndeshjet që Kombëtarja luan më 7 dhe 10 shtator 2023 kundër Çekisë dhe Polonisë për kualifikueset e 2024 në grupin E.

Në Poloni kanë filluar të thonë se "luajmë kundër Shqipërisë së Muçit", duke iu trembur aftësive të djaloshit, teksa kuqezinjtë kanë një copë Shqipërie në mes të Varshavës, nga ku duhet të marrin më shumë informacion për kundërshtarin e radhës. Si njohës i mirë i polakëve, disa prej të cilëve shokë ekipi, Muçi ka ndryshuar edhe mentalitetin e egër të ultrasve polakë, që njihen si agresivë në transferta.

Të dielën e 10 shtatorit në orën 20:45 në "Air Albania", Shqipëria e futbollit luan kundër Polonisë dhe Ernest Muçi do kërkojë që të ndëshkojë vendin ku po tregon cilësitë dhe ka bërë që vlera e kartonit të tij të rritet nga 500 mijë euro, në 2.5 milionë euro.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 04/09/2023 12:06

    Super lojtar. Duhet te luaj patjeter ne ndeshjet e rradhes te kombetares si titullar. E boni diferencen ne ndeshjen e kaluar me super gol.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Veliaj për Berishën dhe Metën: Dy pacientë, njëri ulëret nga dritarja, tjetri bën mizanskena! S’duhet të ngatërrojmë kllounin me liderin

Veliaj për Berishën dhe Metën: Dy pacientë, njëri ulëret nga dritarja, tjetri bën mizanskena! S’duhet të ngatërrojmë kllounin me liderin