Ernesto Valvede, kemi kaluar një
pengesë shumë të madhe

Ernesto Valvede, kemi kaluar një<br />pengesë shumë të madhe<br>
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valvede e ka cilësuar ndeshjen me Alavesin si një pengesë të vështirë pas fitores 2-1.

Ai ka thënë se kalendari i ngjeshur është një problem shumë i madh për ecurinë e klubit.

Kjo ndeshje ka qenë shumë e rëndësihme dhe një pengesë e madhe për ne është shprehur trajneri i Barcelonës.

“Ne jemi në një moment të vështirë të sezonit me shumë ndeshje në radhë gjatë ditëve të javës, me tkurrje dhe tensione. Ne kemi luajtur të enjten, tani vjen një gjysmëfinal tjetër të enjten. Është e vështirë të mendosh gjithmonë për të gjithë kundërshtarët. Nëse shënon një gol, është më e lehtë, por nëse kundërshtari bën, është më e komplikuar. Liga është e gjatë, por sot kemi kapërcyer një pengesë të rëndësishme. Ndeshja kishte vështirësitë e saj”, ka thënë Valvede.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë