Eros Dibra fiton “Onufri XXI” 

Eros Dibra fiton “Onufri XXI” 
Artisti Eros Dibra është fituesi i këtij viti i Ekspozitës Ndërkombëtare “Onufri XXI” - SiO2 – Arsyeja e Brishtësisë. 

Juria e perbërë nga Najada Hamza – kryetare, Gëzim Qëndro dhe Vesa Sahatçiu – anetarë, shpalli në mënyrë unanime veprën e artistit shkodran me titull: “XXI”, në mediumin video me motivacionin : 

"Juria mendon se është një vepër estetikisht e rafinuar që përcillet me një gjuhë të pastër artistike me një narracion jo linear, por kuptimplotë. Në videon e propozuar autori krijon një lojë pasqyrore tipike postmoderne ku harta e realitetit shpërfaqet si ndërthurje e brishtësisë së imazhit me paqëndrueshmërinë e simulacrum-it”, thuhet në vlerësimin e jurisë

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin