‘Erotika’ e Janis Ricos në shqip, përkthyesja: Poezitë e tij janë për dashurinë mishtore

Vëllimi poetik “Erotika” i Janis Ricosit, poetit grek që është nomiminuar disa herë për “Nobel”, vjen në gjuhën shqipe nga përkthyesja Eleana Zhako. Gjatë një mbrëmje poetike në galerinë “Zenit” ku pjesë e saj ishin njerëz të letrave përkthyesja Zhako ndalet tek rëndësia e këtij botimi me poezi, që poeti grek e ka shkruar gjatë dhjetëvjeçarit të fundit të jetës së tij. Libri është kuintesenca e gjithë krijimtarisë së tij lirike-erotike edhe shquhet për modernizmin e theksuar, lakonizmin artistik edhe formën minimaliste, ku gjallon një numër i pafundmë figurash, simbolesh mitike e biblike dhe elementesh natyrore.

“Janis Ricosi është poeti më i njohur grek edhe më i përkthyer në shqip. Është ndër emrat më të njohur botërorë, që konsiderohet si poetët më të rëndësishëm të shekullit XX. Ishte kandidat i tretë i panominuar nobelist për shkak të bindjeve të tij politike. Ai ishte anëtar i hershëm i partisë komuniste të Greqisë, edhe për këtë arsye në atë kohë nuk u favorizua. Por është vlerësuar me çmimin “Lenin”. Në këtë vëllim që i prezantohet lexuesit shqiptar poezia e tij largohet nga fryma politike. Është një libër që i kushtohet Erosit, Imerodit, një nga bijtë e Afërditës. Është perëndia e pasionit. I kushtohet dashurisë mishtore.  Prandaj, një nga arsyet që shkroi erotikën, është një lloj antidoti ndaj kalimit të kohës, zvetënimit që sjell koha edhe ndaj reshkjes së trupit”, shprehet përkthyesja Eleana Zhako.

“Erotika” ndahet në tri pjesë, të cilat që në titull përçojnë veçanësinë e stilit dhe përmbajtjes së tyre. Pjesa e parë që përbëhet nga 44 poezi të shkurtra, ka si titull “Suitë minore në të kuqe maxhore”; pjesa e dytë është një poemë strofash të shkurtra, me titullin “Trup lakuriq”; ndërsa pjesa e tretë, “Fjala mishtore”, i afrohet më tepër prozës poetike, dhe përfshin 12 shkrime poetike.

“Janis Ricosi është një figurë shumë e njohur jo vetëm e letërsisë, por një figurë shumë e njohur e luftës për liri, një humanist i shquar, që gjatë jetës së tij ka pas dy armë, rezistencën për letërsie edhe poezinë me të cilën ka qenë një simbol i humanizmit kudo në botë”, shprehet botuesi Petrit Ymeri.

Lexuesi shqiptar është i njohur edhe më herët me poetik grek, nëpërmjet “Mëhallat e botës” edhe “Njeriu me karafil” nga Janis Ricos, të cilat janë botuar në gjuhën shqipe.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë