Errësira që u bë dritë 51 vite më parë...Historia e elektrifikimit të Shqipërisë

Kriza energjetike e ka gjetur Shqipërinë në 51 vjetorin e përfundimit të elektrifikimit. Me 216 hidrocentrale aktive dhe ende nuk sigurohet prodhimi i nevojshëm energjetik për vendin. Por Shqipëria vijon të jetë në ‘dorë’ të motit.

Teksa hedhim vështrimin lart, shohim një copë  mbi dy shekullore që lëkundet mbi një kordon.

Jeta do të ishte e vështirë pa të.

Mjafton të kthehemi pas në kohë.

Në vitet 1800 kur bota e zhvilluar merrej me vënien në punë të shpikjes së llampës, drita e qiririt në Shqipëri zinte vend në çdo shtëpi, madje frymëzonte edhe poetët.

Fjalët e qiririt
Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t’u ap pakëzë dritë,
Natënë t’ua bënj ditë.

Pavarësisht simbolikës së përdorur nga Naim Frashëri, ky ishte realiteti në Shqipëri. Për herë të parë në vendin tonë u dëgjua të flitej për energjinë elektrike  në vitin 1923. Kjo ka ndodhur në Tiranë ku u bë instalimi i një grupi “DIESEL”.

Epoka e re, nisi të avancojë më tej pasi dhe kërkesa për konsum u shtua. Në vitin 1936 u ndërtua hidrocentrali i parë në vend në Vithkuq të Korçës, duke bërë që zonat përreth kësaj zone të fillonte ndriçimi me energji elektrike. Por në atë kohë energjia e prodhuar kushtonte për shumicën e shqiptarëve, prandaj konsumohej vetëm nga disa familje në gjendje të mirë ekonomike.

Për afro 20 vite, sektori energjetik stopoi.  Lufta ndaloi projektet dhe mbi këtë sektor nuk u vendos asnjë gur. Vitet e shënuara në historinë e energjetikës së në Shqipëri janë 1951, kur u vunë në punë objekte të energjisë me tension 35 kilovolt.

Dhe viti 1957 kur  u krijua Sistemi Elektroenergjitik me tension operimi deri 110 kilovolt.  Një vit më pas përfundoi hidrocentrali i Ulzës që kishte nisur të ndërtohej pas luftës. Por këto investime të kryera gjatë kësaj periudhe nuk siguronin furnizim me energji elektrike për konsumatorët.

Që nga viti 1923 kur u shënua përdorimi për herë të parë i dritës artificiale, do të duhet të kalonin edhe 48 vjet që energjia elektrike të mbulonte pothuajse të gjithë territorin.

Me vetëm dy hidrocentrale në vend, të ndërtuara me një diferencë prej 20 vitesh, 25 tetori i vitit 1970 në fshatin Agim të rrethit të Fierit, u festua si përfundimi i elektrifikimit të të gjithë Shqipërisë.  Epoka e kandilit dhe pishës u zëvendësua me “Dritën e Partisë”. Nën këtë petk, Enver Hoxha shpalli elektrifikimin e vendit, edhe pse ishin vetëm 1800 fshatra me energji elektrike.

 “Energjia elektrike atëherë përdorej vetëm thjesht për ndriçim, përdorej për një radio, një televizor, shumë, shumë, mund të futen edhe lavatriçet. Pra nuk ishte konsum energjie ai”, tha administratori i OSSH-së Petraq Lika.

E tillë ishte jeta në Shqipëri, një llampë, familje që prisnin radhën për të marrë një autorizim për pajisjet elektro shtëpiake.Ngrohja bëhej me soba druri, gatimi me furnela me vaj-gur dhe për t’u larë ngrohnin ujë në kazan ose improvizonin dushe me mënyra nga më të çuditshmet.

Sot duken të pabesueshme por jeta që kalonte edhe kufijtë e modestisë zgjati deri në vitet 1990. Megjithatë pavarësisht se energjia u përdor nga partia si propagandë për të përçuar nëpërmjet televizioneve dhe radiove të para thirrje për mbështetjen e komunizmit, elektrifikimi i vendit ishte një hap i madh drejt zhvillimit të vendit.

Elektrifikimi ishte gjithashtu i nevojshëm për të zhvilluar projektin e një Shqipërie industriale. Pasi pas shtrimit të mijërave kilometra kabujsh dhe ndërtimit të HEC-eve nisi ngritja e uzinave dhe fabrikave, që kërkonin punonjës. Problemet me furnizimin me energji elektrike lindën rreth vitit 1986, kur filloi edhe ndërprerja e energjisë elektrike.

Deri në atë kohë në Shqipëri ishte ndërtuar edhe hidrocentrali i tretë, ai i Vaut të Dejës. Madje në vitin 1975 u plotësua elektrifikimi i plotë i vendit, i cili më pas u pasua nga ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës në 1978 dhe më pas i Komanit në 1986 që janë edhe sot funksionalë. Tre HEC-et e ndërtuara mbi lumin Drin përbëjnë 80% të prodhimit të energjisë elektrike në vend.

Por deri në vitin 1990 teknologjia për energjinë u sigurua nëpërmjet marrëdhënieve politike.  Evolucionit që ka pasur shpërndarja e atëhershme e energjisë elektrike, ka pasur edhe teknologjitë e saj, teknologji të cilat siguroheshin në përputhje apo me marrëdhëniet që kishte shteti i atëhershëm. Kryesisht vjen nga trashëgimia me Bashkimin Sovjetik, pra që kanë nivelin, prandaj e përmenda nivelin 6 kilovolt, është niveli historik. Vijmë më tej, pra me Republikën e Kinës, që filloi në vitin 1967 deri në vitin 1978, pastaj vijnë marrëdhëniet me Evropën Lindore dhe pas vitit 1990.

Deri në vitin 1990 u ndërtuan 20 impiante prodhues me fuqi te instaluar 1670 megavat nga të cilat 11 ishin hidrocentrale dhe 9 ishin termocentrale.  Tranzicioni i viteve 90’ nuk ishte vetëm politik, por edhe ekonomik. Mbështetur në këtë argument administratori i OSSH-së Petraq Lika liston ngjarjet kryesore që diktuan zhvillimin energjetik në vend pas 1990.

“Unë do të datoja vitin 1994. Është viti kur u krijua Korporata Elektroenergjitik Shqiptare. Në vitin 1993 ne kemi pasur edhe asistencën e “Enel Company”, e cila ishte një kompani shumë serioze dhe me rezultate tepër të mira dhe të larta në fushën e shpërndarjes së energjisë elektrike”, tha Lika.

Më pas viti 2001 kemi tre divizioneve të krijuara nga Korporata Elektroenergjitike, divizioni i prodhimit, divizioni i transmetimit dhe divizioni i shpërndarjes, dhe në vitin 2004 u krijua operatori i parë i sistemit të transmetimit.

Teksa dukej se sektori po përparonte, ardhja e CEZ stopoi zhvillimin. Në mars të 2009-s, ministria e atëhershme lidh marrëveshje me blerje aksionesh të CEZ-it, një kompani e Republikë Çeke për shpërndarjen e energjisë, e cila bleu 76% të kapitalit aksioner të OSSH-së, që më pas ndryshoi emrin në CEZ Shpërndarje. Fatkeqësisht kjo kompani nuk pati atë pritshmërinë që mund të kishim. Pati atë historikun sikurse është komentuar nëpër media dhe mund ta quajmë edhe një kohëvonesë të evoluimit të sistemit të shpërndarjes. E them këtë për faktin se sistemi atëherë, kryesisht investime po kryente vetëm në matje, nuk u kryen absolutisht në rrjetin e shpërndarjes.

Zhvillimi i sektorit energjetik nisi pas 2013, kur aksionet u morën nën administrim nga OSHEE, që aktualisht ka edhe tre kompani bija OSSH, FSHU dhe FTL.

Trashëgimia energjetike para viteve 90’ ishte e degraduar.

Viti kur fillon transicioni jo vetëm në formatin politik, por edhe transicioni i vetë sistemit, një sistem i cili në trashëgimi, duke qenë i formateve të vjetra, me pajisje të amortizuara, duke përmendur edhe disa të dhëna teknike, janë 45 000 km linjë që janë të shtrira në të gjithë territorin e republikës. Janë 25 800 kabina elektrike, në gjuhën popullore, ose që mund t’i quajmë edhe nyje transformuese të tensionit të mesëm dhe në tensionin e ulët, janë rreth, sipas niveleve të tensionit, kanë edhe ato ndarjen e tyre.Teknologjia e vjetër e përdorur në transmetimin e energjisë ka vijuar deri vonë, dhe nuk përjashtohet as përdorimi i tyre dhe sot.

“Normalisht nuk ka të atyre formave. Atëherë kanë qenë kryesisht mbrojtja me siguresa, ndërsa tani në masën dërrmuese, mbi 95%, se ka edhe zona të thella malore që akoma janë në mënyrë të qëndrueshme për shpërndarjen dhe furnizimin me energji elektrike”, u shpreh ai.

Për të arritur tek sistemi që kemi sot, me 45 mijë kilometra linjë të shtrirë në të gjithë territorin, puna ka qenë galopante.   Inxhinieri Lika tregon për vështirësitë e elektricistëve dhe jo vetëm gjatë shtrimit të kabllove, si pasojë e mungesës së pajisjeve.

“Ishte shumë e vështirë për faktin se, e para njëherë se nuk disponoheshin shumë mjete të karakterit teknologjik në mënyrë që të bëhej sikurse e kërkojnë aktet normative, se edhe hapja e kanaleve ka një rregull, ndërkohë që atëherë ishte, ku futeshim me lopatë”, tregon Lika.

Puna me terrenin ishte e vështirë, por kishte edhe të papritura herë herë komike, që inxhinier Lika i kujton me nostalgji.

“Dua ta kujtoj: ishte futur në pusetë elektricisti, po bënte xhunton për kabllot dhe shkuan i hodhën kapakun sipër, ia mbyllën. Ngeli brenda ndërkohë 4 bërtiste dhe i erdhën të tjerët në ndihmë. Pra skena të tilla i kishim të pranishme, ndërsa tani s’bëhet fjalë”, tha ai.

Por puna dhe mundi i dhjetëra punonjësve digjej shpesh brenda pak minutave. Inxhinieri kujton momentet kur si pasojë e abuzimeve digjeshin transformatorët.

“Mund t’ju rikujtoj që më përpara digjeshin transformatorët ngaqë klienti vepronte te siguresat në mënyrë abuzive, vendoste zbarrat dhe kalonte flaka deri në katin e pestë nëpër pallate”, tregon inxhinieri.

Abuzime që vijojnë edhe në ditët e sotme sado që teknologjia ka përparuar.

“Sado teknologji që futet, abuzimet bëhen të ndryshme, por direkt mbi matësin është shumë më e ulët se ç’ka qenë, por bëhet ndërhyrje përpara matësit” është shprehur Lika.

Pavarësisht zhvillimit të sistemit energjetik në vend, zhdukja e ndërprerjeve do jetë e pamundur.

"Tani, që të quajmë asnjëherë pa ndërprerje, kjo quhet ‘perpetum mobile’, në gjuhën teknike. Pra asnjë vend në botë, nuk ka performancën 0 minuta ndërprerje, nuk ka", tha inxhinieri.  

Sfidë nuk ishte vetëm ngritja e sistemit të transmetimit të transmetimi dhe furnizimi me energji i popullatës, por edhe leximi dhe pagesa e energjisë.

“Atëherë mund të them që ishte si leximi dhe faturimi bëhej manual, që do të thotë: vinte lexuesi, kishte bllokun e faturës, lexonte, shkruante, kuptohet edhe kjo me problematikat e veta që i kemi kaluar dhe i kemi përjetuar të gjithë, dhe fatura pritej në formën manuale, si kupona mund ta quajmë, ky aq e ky kaq kë. Mendo ti se çfarë mund të ndodhte atëherë. Dhe mund të them që në vitin 1998, mbaj mend, filloi një ndryshim. Më 1999 ne bëmë leximin jo thjesht manual, por leximi filloi të adresohej nga vetë strukturat.” tregon ai.

Avancimi teknologjik zhvilloi edhe mënyrën e faturimit.

"Dhe në vitin 1999 filloi, deri më 2007, u bënë të gjitha zonat e republikës me faturë elektronike. Dhe në vitin 2010 ne patëm, kjo është statistikë korrekte që po e shpreh, CEZ-i filloi të implementonte leximin me PDA që e quajmë ne dhe hidheshin të dhënat dhe transmetoheshin direkt në qendrën e grumbullimit të të dhënave", shprehet Lika.  

Pas vitit 2014 , leximi i faturës bëhet nëpërmjet programeve të ndryshme, por inxhinier Lika thotë se me implementimin e sistemeve smart në vijim gjithçka do të jetë elektronike.

Periudha e zezë e sistemit të faturimit mbeten vitet e faturimit afrofe.

“Në vitin 2007 kanë qenë gjithsej rreth 91 953 abonentë pa matje. Në vitin 2014 filloi, d.m.th. në formatet e aksionit, pra në qoftë se ishte 91 000, në vitin 2014 arriti 35 744 abonentë pa matje, pra pati një hop. Fatura aforfe është një abuzim nga të tëra palët, d.m.th. edhe vetë shoqëria, por edhe vetë klientela pranonte të bënte aforfenë. Atëherë fillonte ajo pabarazia, fillonte diskriminimi. Pra, unë pranoj të paguaj, bie fjala, 20 000 lekë ndërkohë që konsumoj 80 000 lekë. Në qershor 2016 ne zhdukëm aforfenë. Dhe që nga ai moment, nuk ka abonentë pa matje", tha Lika.

Vijmë sot tek kriza energjetike. Me 216 hidrocentrale aktive dhe ende nuk sigurohet prodhimi i nevojshëm energjetik për vendin. Edhe pse kanë kaluar 85 vite nga ndërtimi i hidrocentralit të parë në vend dhe 51 vite nga elektrifikimi, Shqipëria vijon të jetë në ‘dorë’ të motit. Edhe pse sektori energjetik ka përparuar dhe është zhvilluar problemi i pazgjidhur është varësia nga kushtet atmosferike.

“Sektori energjetik shqiptar bazohet tek burimet hidrike, që përpos avantazheve e ka mbajtur sektorin të pazhvilluar, pasi ne prej shumë kohësh jemi importues të energjisë”, thotë Lorenc Gordani ekspert për çështjet e energjisë.

Në kushtet kur gjithë bota rrezikon të preket nga kriza energjetike, ekspertët shohin vetëm një zgjidhje për Shqipërinë.

“Duhet të diversifikojmë ofertën tonë të zhvillimit, dhe të mos mendojmë për koncesione në burimet hidrike. Me investime në modernizimin e sektorit dhe me politika energjetike, ekonomia ju bën ballë këtyre presioneve”, thotë Selami Xhepa.

“Shqipëria nuk duhet të kishte varësi kaq të madhe nga tregjet e huaja, ku 40% e energjisë për konsum merret nga importi, kjo është për të ardhur keq duke pasur parasysh të gjitha burimet hidrike që ne kemi, klimën e përshtatshme për të krijuar panele fotovoltaike”, thotë eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj.

“Diversifikimi është çelësi dhe zgjidhja e vetme që biem dakord të gjithë në këtë sektor. Shqipëria dallohet për zhvillimin e energjisë diellore apo ajo eolike”, pohon Lorenc Gordani.

“Duhet të jemi dhe shumë të ndërgjegjshëm në vetvete që të jemi të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike, jo me sensin shpërdorues, se e gjitha reflektohet mbi të ardhurat e familjeve”, thotë administratori i OSSH.

Sot teknologjia e ndriçimit të shtëpive, ambienteve publike dhe qyteteve është shumë më i avancuar se më parë.

Dritat e rrugëve ndizen dhe kontrollohen nga distanca, ndërsa shtëpitë ndriçohen nga lëvizja e një çelësi, komanda zanore apo nga celulari.Llambat tradicionale inkandeshente po hiqen nga përdorimi në të gjithë botën dhe po zëvendësohen nga alternativa halogjene, LED dhe OLED me më shumë efikasitet energjie – të gjitha duke prodhuar më shumë dritë për më pak energji.

Ndonëse shqiptarët u njohën me energjinë elektrike 98 vite më parë, sot janë në kushtet që t’u bashkohen vendeve të zhvilluara për të mirëmenduar trajtimin e teknologjisë së ndriçimit dhe për ta trajtuar dritën artificiale si burimi të çmuar.Ndërsa në vitin 2020 numri i HEC-eve ka arritur në 216 që zënë 3.44 % të prodhimit total vendas të energjisë elektrike.

Tranzicioni i viteve 90’ nuk ishte vetëm politik, por edhe ekonomik. Mbështetur në këtë argument administratori i OSSH-së Petraq Lika liston ngjarjet kryesore që diktuan zhvillimin energjetik në vend pas 1990.

“Unë do të datoja vitin 1994. Është viti kur u krijua Korporata Elektroenergjitik Shqiptare. Në vitin 1993 ne kemi pasur edhe asistencën e “Enel Company”, e cila ishte një kompani shumë serioze dhe me rezultate tepër të mira dhe të larta në fushën e shpërndarjes së energjisë elektrike”, tha Lika.

Më pas viti 2001 kemi tre divizioneve të krijuara nga Korporata Elektroenergjitike, divizioni i prodhimit, divizioni i transmetimit dhe divizioni i shpërndarjes, dhe në vitin 2004 u krijua operatori i parë i sistemit të transmetimit.

Teksa dukej se sektori po përparonte, ardhja e CEZ stopoi zhvillimin.

"Në mars të 2009-s, ministria e atëhershme lidh marrëveshje me blerje aksionesh të CEZ-it, një kompani e Republikë Çeke për shpërndarjen e energjisë, e cila bleu 76% të kapitalit aksioner të OSSH-së, që më pas ndryshoi emrin në CEZ Shpërndarje. Fatkeqësisht kjo kompani nuk pati atë pritshmërinë që mund të kishim. Pati atë historikun sikurse është komentuar nëpër media dhe mund ta quajmë edhe një kohëvonesë të evoluimit të sistemit të shpërndarjes. E them këtë për faktin se sistemi atëherë, kryesisht investime po kryente vetëm në matje, nuk u kryen absolutisht në rrjetin e shpërndarjes", u shpreh Lika.

Zhvillimi i sektorit energjetik nisi pas 2013, kur aksionet u morën nën administrim nga OSHEE, që aktualisht ka edhe tre kompani bija OSSH, FSHU dhe FTL.

Trashëgimia energjetike para viteve 90’ ishte e degraduar.

"Viti kur fillon transicioni jo vetëm në formatin politik, por edhe transicioni i vetë sistemit, një sistem i cili në trashëgimi, duke qenë i formateve të vjetra, me pajisje të amortizuara, duke përmendur edhe disa të dhëna teknike, janë 45 000 km linjë që janë të shtrira në të gjithë territorin e republikës. Janë 25 800 kabina elektrike, në gjuhën popullore, ose që mund t’i quajmë edhe nyje transformuese të tensionit të mesëm dhe në tensionin e ulët, janë rreth, sipas niveleve të tensionit, kanë edhe ato ndarjen e tyre", tregon Lika.

Teknologjia e vjetër e përdorur në transmetimin e energjisë ka vijuar deri vonë, dhe nuk përjashtohet as përdorimi i tyre dhe sot.

“Normalisht nuk ka të atyre formave. Atëherë kanë qenë kryesisht mbrojtja me siguresa, ndërsa tani në masën dërrmuese, mbi 95%, se ka edhe zona të thella malore që akoma janë në mënyrë të qëndrueshme për shpërndarjen dhe furnizimin me energji elektrike”, deklaroi ai.

Për të arritur tek sistemi që kemi sot, me 45 mijë kilometra linjë të shtrirë në të gjithë territorin, puna ka qenë galopante.  Inxhinieri Lika tregon për vështirësitë e elektricistëve dhe jo vetëm gjatë shtrimit të kabllove, si pasojë e mungesës së pajisjeve.

“Ishte shumë e vështirë për faktin se, e para njëherë se nuk disponoheshin shumë mjete të karakterit teknologjik në mënyrë që të bëhej sikurse e kërkojnë aktet normative, se edhe hapja e kanaleve ka një rregull, ndërkohë që atëherë ishte, ku futeshim me lopatë”, tha ai.

Puna me terrenin ishte e vështirë, por kishte edhe të papritura herë herë komike, që inxhinier Lika i kujton me nostalgji.

“Dua ta kujtoj: ishte futur në pusetë elektricisti, po bënte xhunton për kabllot dhe shkuan i hodhën kapakun sipër, ia mbyllën. Ngeli brenda ndërkohë 4 bërtiste dhe i erdhën të tjerët në ndihmë. Pra skena të tilla i kishim të pranishme, ndërsa tani s’bëhet fjalë”, rrëfen Lika.

Por puna dhe mundi i dhjetëra punonjësve digjej shpesh brenda pak minutave. Inxhinieri kujton momentet kur si pasojë e abuzimeve digjeshin transformatorët.

“Mund t’ju rikujtoj që më përpara digjeshin transformatorët ngaqë klienti vepronte te siguresat në mënyrë abuzive, vendoste zbarrat dhe kalonte flaka deri në katin e pestë nëpër pallate", përfundon inxhinieri.

Abuzime që vijojnë edhe në ditët e sotme sado që teknologjia ka përparuar.

“Sado teknologji që futet, abuzimet bëhen të ndryshme, por direkt mbi matësin është shumë më e ulët se ç’ka qenë, por bëhet ndërhyrje përpara matësit”, tha për Report Tv inxhinieri.  

Pavarësisht zhvillimit të sistemit energjetik në vend, zhdukja e ndërprerjeve do jetë e pamundur. Tani, që të quajmë asnjëherë pa ndërprerje, kjo quhet ‘perpetum mobile’, në gjuhën teknike. Pra asnjë vend në botë, nuk ka performancën 0 minuta ndërprerje, nuk ka", vijon ai.

Sfidë nuk ishte vetëm ngritja e sistemit të transmetimit të transmetimi dhe furnizimi me energji i popullatës, por edhe leximi dhe pagesa e energjisë.

“Atëherë mund të them që ishte si leximi dhe faturimi bëhej manual, që do të thotë: vinte lexuesi, kishte bllokun e faturës, lexonte, shkruante, kuptohet edhe kjo me problematikat e veta që i kemi kaluar dhe i kemi përjetuar të gjithë, dhe fatura pritej në formën manuale, si kupona mund ta quajmë, ky aq e ky kaq kë. Mendo ti se çfarë mund të ndodhte atëherë. Dhe mund të them që në vitin 1998, mbaj mend, filloi një ndryshim. Më 1999 ne bëmë leximin jo thjesht manual, por leximi filloi të adresohej nga vetë strukturat", tregon Lika.

Avancimi teknologjik zhvilloi edhe mënyrën e faturimit.

"Dhe në vitin 1999 filloi, deri më 2007, u bënë të gjitha zonat e republikës me faturë elektronike. Dhe në vitin 2010 ne patëm, kjo është statistikë korrekte që po e shpreh, CEZ-i filloi të implementonte leximin me PDA që e quajmë ne dhe hidheshin të dhënat dhe transmetoheshin direkt në qendrën e grumbullimit të të dhënave", është shprehur inxhinieri.

Pas vitit 2014 , leximi i faturës bëhet nëpërmjet programeve të ndryshme, por inxhinier Lika thotë se me implementimin e sistemeve smart në vijim gjithçka do të jetë elektronike.

Periudha e zezë e sistemit të faturimit mbeten vitet e faturimit afrofe.

“Në vitin 2007 kanë qenë gjithsej rreth 91 953 abonentë pa matje. Në vitin 2014 filloi, d.m.th. në formatet e aksionit, pra në qoftë se ishte 91 000, në vitin 2014 arriti 35 744 abonentë pa matje, pra pati një hop. Fatura aforfe është një abuzim nga të tëra palët, d.m.th. edhe vetë shoqëria, por edhe vetë klientela pranonte të bënte aforfenë. Atëherë fillonte ajo pabarazia, fillonte diskriminimi. Pra, unë pranoj të paguaj, bie fjala, 20 000 lekë ndërkohë që konsumoj 80 000 lekë. Në qershor 2016 ne zhdukëm aforfenë. Dhe që nga ai moment, nuk ka abonentë pa matje", tha ai.

Vijmë sot tek kriza energjetike. Me 216 hidrocentrale aktive dhe ende nuk sigurohet prodhimi i nevojshëm energjetik për vendin. Edhe pse kanë kaluar 85 vite nga ndërtimi i hidrocentralit të parë në vend dhe 51 vite nga elektrifikimi, Shqipëria vijon të jetë në ‘dorë’ të motit. Edhe pse sektori energjetik ka përparuar dhe është zhvilluar problemi i pazgjidhur është varësia nga kushtet atmosferike.

“Sektori energjetik shqiptar bazohet tek burimet hidrike, që përpos avantazheve e ka mbajtur sektorin të pazhvilluar, pasi ne prej shumë kohësh jemi importues të energjisë”, thotë Lorenc Gordani ekspert për çështjet e energjisë.

Në kushtet kur gjithë bota rrezikon të preket nga kriza energjetike, ekspertët shohin vetëm një zgjidhje për Shqipërinë.

“Duhet të diversifikojmë ofertën tonë të zhvillimit, dhe të mos mendojmë për koncesione në burimet hidrike. Me investime në modernizimin e sektorit dhe me politika energjetike, ekonomia ju bën ballë këtyre presioneve”, thotë Selami Xhepa.

“Shqipëria nuk duhet të kishte varësi kaq të madhe nga tregjet e huaja, ku 40% e energjisë për konsum merret nga importi, kjo është për të ardhur keq duke pasur parasysh të gjitha burimet hidrike që ne kemi, klimën e përshtatshme për të krijuar panele fotovoltaike”, thotë eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj.

“Diversifikimi është çelësi dhe zgjidhja e vetme që biem dakord të gjithë në këtë sektor. Shqipëria dallohet për zhvillimin e energjisë diellore apo ajo eolike”, pohon Lorenc Gordani.

“Duhet të jemi dhe shumë të ndërgjegjshëm në vetvete që të jemi të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike, jo me sensin shpërdorues, se e gjitha reflektohet mbi të ardhurat e familjeve”, thotë administratori i OSSH.

Kanë kaluar 98 vite nga koha kur u ndez drita elektrike për herë të parë me instalimin e grupit Diesel në Tiranë.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja