84% e qarqeve po tkurren, popullsia zhvendoset në Tiranë! Eksperti: Përqendrimi i ekonomisë në kryeqytet, po shpopullon qytetet, të shpërndahen investimet

84% e qarqeve të vendit po përballen me ulje të numrit të banorë, pasi popullsia përveç emigrimit po zhvendoset në Tiranë dhe Durrës. Shkak kryesor për këtë fenomen sipas ekspertëve është përqendrimi i ekonomisë vetëm në kryeqytet, dhe mungesa e strategjive për të zhvilluar sektorët e ekonomisë nëpër zonat rurale.

Përqendrimi i ekonomisë në Tiranë, po dëmton qytetet e tjera të cilat po tkurren vit pas viti. Referuar një analize të Ministrisë së Brendshme, me përjashtim të Tiranës dhe Durrësit, të gjitha qarqet e tjera (84%), kanë rënie të popullsisë.

Përveç emigrimit dhe rënies së lindshmërisë janë 64 mijë banorë që janë zhvendosur brenda 2019-2022, në Tiranë dhe Durrës.

“E gjithë ekonomia shqiptare është e përqendruar në Tiranë dhe në Durrës, duke sjellë shpopullim të rrethinave dhe zonave rurale. Një vend që shpopullohet nga pjesa rurale dhe krijon varësi nga importi është vend i destinuar për probleme të thella në ekonomi”, thotë eksperti Vjoldi Danaj.

Eksperti i Ekonomisë Vjoldi Danaj thotë se një situatë e tillë, mund të zgjidhet vetëm me strategji për të shpërndarë investimet sipas profilit ekonomik që kanë qytetet e vendit.

“Nuk kemi një shpërndarje ekonomike në mënyrë të barabartë, arrihet duke bërë strategji, duke fragmentuar ekonominë në zona. Në ato zona ku pika më e fortë është bujqësia të bëhet një strategji për zhvillimin e saj ku të shkojnë edhe këta biznesmenët e mëdhenj shqiptar të investojnë atje, dhe do ketë dhe të punësuar. Në zonat turistike të investohet në turizëm por jo në mënyrë kaotike, siç po ndodh sot. Duhet një strategji e mirëfilltë”, shprehet eksperti i ekonomisë. 

Shpopullimi thotë eksperti nuk do të ndalojë, nëse Tirana do vijojë të jetë monopol i ekonomisë së vendit.

“Kjo si pasojë e politikave të munguara. Të gjithë po shikojnë Tiranën dhe nuk kanë faj sepse më shumë mundësi ofron Tirana sesa qytetet e tjera. Kjo punë që është bërë në 30 vite në përqendrimin e ekonomisë në Tiranë duhet të rishpërndahet në qytete të tjera, që mos të kemi problemin që kemi sot të shpopullimit të rrethinave të Shqipërisë”, pohon Danaj.

Në dokument thuhet se 50% e lëvizjeve migratore i përkasin moshës 20–34 vjeç, dhe shkaqet kryesore të migrimit të brendshëm kanë të bëjnë me papunësinë e lartë dhe informalitetin  në tregun e punës. Qarqet që po pësojnë ulje më të madhe të popullsisë janë Dibra, Gjirokastra dhe Kukësi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja